Rreth 6 mijë studentë i bashkohen Yale University çdo vit. Por, numri i tyre që synojnë t’i bashkohen këtij institucioni elitar arsimor është dukshëm më i lartë, kësisoj edhe konkurrenca. Por, kjo nuk paraqiti problem për Laura Dragushën nga Kosova që të pranohet si studente në këtë universitet.
Ajo në një rrëfim për Atlantikun ka treguar se gjasat për t’u pranuar ishin të vogla, karshi numrit të lartë të kandidatëve për t’iu bashkuar një ndër universiteteve më të famshme në botë.
Mirëpo, 18-vjeçarja thotë se ndër vite ishte angazhuar në aktivitete të ndryshme dhe me punë. Ajo ndërpreu për një vit studimet, por asnjëherë përpjekjet që ato t’i vazhdojë në një universitet të tillë.
“Qysh në fillim të shkollës së mesme jam angazhuar në organizata të ndryshme si vullnetare për të kontribuar në komunitetin tonë dhe në aktivitete të ndryshme si debate. Veç kësaj kam punuar edhe në një kompani si Graphic Designer dhe Social Media Manager. Për shkak që pas përfundimimt të klasës së 12-të vendosa të marrë një vit pauzë, kam vazhduar të merrem me aktivitete të tilla duke përfshirë edhe punën,” thoë Dragusha për Atlantikun.
18 vjeçarja nga Prishtina shprehet e bindur se angazhimi i vazhdueshëm i saj e ndihmoi në rrugën drejt Yale University.
“Ky angazhim konstant ekstrakurrikular i imi besoj se ka te beje pikerisht me rezultimin e pranimit ne nje universitet elitar si Yale University. Nje arritje e tille eshte kulminacioni i deri tanishem ne karrieren time, duke e ditur qe shancet e pranimit ne Yale University kane qene shume te vogla per shkak te perqindjes se ulet te pranimit te studenteve, rrjedhimisht konkurrences shume te larte,” thotë ajo.
Laura ka një mesazh për të gjithë të rinjtë nga Kosova:
“Une ju beje thirrje te rinjeve te cilet enderrojne te studiojne ne universitete te tilla, qe te fokusohen dhe te japin maksimumin e tyre drejt arritjes se ketij qellimi per shkak qe eshte arritje e prekshme dhe e realizueshme”.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you. https://www.binance.com/es/register?ref=V2H9AFPY
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you. https://www.binance.info/join?ref=S5H7X3LP
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good. https://www.binance.info/de-CH/join?ref=V2H9AFPY
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?