Shtetet e Bashkuara së pari hapën Zyrën e Shërbimit Informativ të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1996. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2008, Zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka vepruar në cilësi të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kosovën dhe Zyrën u bë Ambasadë. Në shtator të vitit 2012, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve në Grupin Drejtues Ndërkombëtar në njohjen e progresit enorm që kishte arritur Kosova, duke përfshirë mbështetjen e zotimeve të saj për zbatimin e dispozitave që përmban plani i të dërguarit të posaçëm Ahtisaari dhe mishërimin e këtyre në ligjet e Kosovës, duke deklaruar kështu fundin e pavarësisë së mbikëqyrur dhe shpërbërjen e Zyrës Civile Ndërkombëtare.
Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar me trupa në Forcën e Kosovës (KFOR) të prirë nga NATO, e ngarkuar me ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kontribuuan me staf për Misionin e BE-së për Sundim të së Drejtës (EULEX) që nga vendosja e tij më 2008, duke shënuar herën e parë që Shtetet e Bashkuara morën pjesë në një mision të BE-së për Politikën e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje.
Ndërtesa e Ambasadës Amerikane jo vetëm që paraqet platformën diplomatike të Qeverisë së Sh.B.A-së, por edhe përmirëson misionin e saj duke siguruar një shembull të sigurt, të qëndrueshëm dhe teknologjikisht të përparuar të arkitekturës, inxhinierisë dhe dizajnit urban.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you. https://www.binance.com/ph/register?ref=OMM3XK51
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.