Search
Close this search box.

Në SHBA do të mbahet tubim në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë

Shpërndaje

Data dhjetë do t’ i bashkojë qytetarët të ndryshëm në New York për kauzën e njëjtë. Rastet e ngacmimeve dhe dhunimeve seksuale në Kosovë, u ndjenë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht atje, Djellza Pulatani dhe aktiviste të tjera, morën iniciatë që të organizojnë tubim për t’ i përkrahur të mbijetuarat e sulmeve seksuale. 

Këtu veç të tjerash, do të kërkohet që kriminelët të bartin përgjegjësi për veprat e tyre.

Pulatani në një intervistë për Atlantikun ka treguar detaje rreth tubimit.

 “Qëllimi i tubimit është të solidarizohet me të mbijetuarit e sulmit seksual, duke u siguruar që ata të dinë se ne të gjithë i mbështesim. Pas protestave në Prishtinë, si Suada ashtu edhe unë ndjemë një imperativ moral për të organizuar këtë tubim për të shfaqur mbështetjen e Nju Jorkut për të mbijetuarit që kërkojnë ndjekje penale, për t’i mbajtur kriminelët përgjegjës dhe për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të abuzimit” ka thënë Pulatani. Por, ku saktësisht do të mbahet tubimi dhe sa persona pritet të marrin pjesë? 

“Protesta do të mbahet në 801 2nd Avenuenë Nju Jork dhe parashikojmë të marrin pjesë të paktën 50 pjesëmarrës” shprehet ajo. 

Ky tubim do të mbahet gjersa organizatorët shpresojnë se të dyshuarit do të marrin dënimin e merituar.

“Mesazhet kryesore përkojnë me qëllimin e tubimit, duam t’u tregojmë të mbijetuarve se kanë mbështetje për të kërkuar ndjekje penale. Shpresojmë që kriminelët që kryejnë këto akte të urryera t’i mbajmë përgjegjës, ndërkohë që qëndrojnë në solidaritet me të mbijetuarit” tha Pulatani për Atlantikun.

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme