Search
Close this search box.

Një ditë para nisjes së reciprocitetit për dokumente, Serbia me njoftim në kufi

Shpërndaje

Një ditë para se Kosova dhe Serbia të nisin reciprocitetin për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për qytetarët e tyre që kalojnë kufirin midis dy shteteve, Serbia ka vendosur në pikëkalime kufitare një njoftim.

Në pikëkalimin kufitar midis Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, në anën e Serbisë, janë vendosur njoftime ku thuhet se me mundësimi i kalimit të kufirit me dokumente të identifikimit të lëshuara nga Kosova bëhet “për arsye krejtësisht praktike” që të bëhet më e lehtë liria e lëvizjes, bazuar në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që palët arritën në dialogun e Brukselit më 2011.

Kjo nuk mund të interpretohet si njohje e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës; nuk paragjykon përcaktimin e statusit final të Kosovës; nuk mund të interpretohet si heqje dorë nga Beogradi për të drejtat e dhëna nën Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e vendosur pranë pikave të kontrollit kufitar.

Më 27 gusht, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për heqjen e lëshimit të dokumenteve për hyrje-dalje. Serbia për 11 vjet ka lëshuar dokumente të tilla për shtetasit e Kosovës me të hyrë në territorin e Serbisë. Këtë pjesë të Marrëveshjes së lirisë së lëvizjes së vitit 2011, Kosova e aplikoi vetëm për disa orë më 1 gusht.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për dokumentet për hyrje-dalje dhe ai për riregjistrimin e makinave me targa serbe, rriti tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit, që kulmuan me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme