Programi OriginAL po u jep të rinjve shqiptarë të diasporës një mundësi unike për t’u lidhur me rrënjët e tyre! Në tre vitet e fundit, 150 të rinj nga 25 vende kanë përjetuar një udhëtim falas dyjavor në Kosovë dhe Shqipëri, duke zbuluar historinë, kulturën dhe duke krijuar miqësi të reja.
Tani, në edicionin e katërt, GERMIN po përzgjedh 120 të rinj shqiptarë (18-24 vjeç) nga e gjithë bota për të marrë pjesë në OriginAL 2025—dhe TI mund të jesh një prej tyre!
Kjo është mundësia jote për të vizituar vende historike, përjetuar traditat shqiptare dhe për t’u lidhur me të rinj të tjerë shqiptarë të diasporës në një eksperiencë të paharrueshme.
⏳ Afati i aplikimeve: 31 mars—mos e humb këtë mundësi!