Search
Close this search box.

Vdes Mbretëresha e Britanisë

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare. Familja e saj u mblodh në shtëpinë e saj në Balmoral të Skocisë, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore. Pallati mbretëror tha se “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70… Vazhdoni me leximin e Vdes Mbretëresha e Britanisë

Sfidat e grave shqiptaro-amerikane për karrierë të suksesshme

Shkalla e edukimit dhe niveli i përfshirjes në industri të ndryshme profesionale i grave shqiptaro-amerikane është në rritje. Ato janë të etura për njohuri dhe karrierë të suksesshme, thotë Betira Shahollari nga organizata “Albanian Professional Women”. “Ne e dimë se gratë shqiptare janë shumë ambicioze. Ato janë të vendosura të arrijnë diçka për veten e… Vazhdoni me leximin e Sfidat e grave shqiptaro-amerikane për karrierë të suksesshme

Shqiptaro-Amerikanja Drita Popovic, sipërmarrëse e suksesshme

Sipërmarrësja e suksesshme Drita Popovic e cila në moshë shumë të re emigroi nga Mali i Zi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se rruga drejt suksesit nuk ishte  aspak e lehtë. Në një intervistë për Atlantiku-n, ajo thotë se suksesi nuk arrihet brenda natës, dhe se duhet shumë punë, dedikim e fokus. “Si… Vazhdoni me leximin e Shqiptaro-Amerikanja Drita Popovic, sipërmarrëse e suksesshme

CIA: Putini kishte planifikuar marrjen e kontrollit të Kievit brenda dy ditësh

Presidenti rus, Vladimir Putin ka planifikuar marrjen e kontrollit të Kievit brenda dy ditësh, ka thënë shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, William Burns. Duke folur në një seancë para Kongresit amerikan, Burns u ka thënë ligjvënësve se mendon që Putin është i zemëruar tani. ”Ai ka mundësi që të rrisë… Vazhdoni me leximin e CIA: Putini kishte planifikuar marrjen e kontrollit të Kievit brenda dy ditësh

Ceremonia e varrosjes së Albright, Osmani e Kurti nisen për Amerikë

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani dhe kreu i qeverisë, Albin Kurti janë nisur për në ShBA për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright. Në një komunikatë për media të presidencës thuhet se Kurti dhe Osmani do të realizojnë edhe takime të tjera në kryeqytetin amerikan pa dhënë detaje të tjera.… Vazhdoni me leximin e Ceremonia e varrosjes së Albright, Osmani e Kurti nisen për Amerikë

Donfried pas takimit me Osmanin: Jemi krenarë që mund ta konsiderojmë Kosovën si partnere të SHBA-së

Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfried, ka deklaruar se Kosova do ta zë vendin e duhur në arenën ndërkombëtare nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, që në qendër ka njohjen e ndërsjellë. Ajo këto deklarata i ka bërë në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës,… Vazhdoni me leximin e Donfried pas takimit me Osmanin: Jemi krenarë që mund ta konsiderojmë Kosovën si partnere të SHBA-së

Profesore Duro: Dhuna ndaj grave nuk ndalet pa u çrrënjosur patriarkalizmi

Dhuna fizike, dhuna seksuale, privilegji i burrit, izolimi, përulja, mohimi, fajësimi, intimidimi, kërcënimi, abuzimi emocional ose abuzimi ekonomik, janë tregues nëse një grua është duke u abuzuar në një marrëdhënie nga partneri i saj. “Nëse keni përjetuar njërën nga këto elemente, kjo është një tregues se ju jeni në një marrëdhënie të pashëndetshme dhe abuzive”… Vazhdoni me leximin e Profesore Duro: Dhuna ndaj grave nuk ndalet pa u çrrënjosur patriarkalizmi

Një rrugë në Brooklyn së shpejti do të emërtohet “Nëna Terezë”

People take photos of a statue of St. Teresa of Kolkata outside St. Athanasius Church Sept. 25 in the Bensonhurst section of Brooklyn, N.Y. The statue was a gift to Brooklyn from the Albanian community. (CNS photo/Marie Elena Giossi, The Tablet) See TERESA-STATUE-ALBANIA Oct. 4, 2016.

Para gjashtë vitesh, krenaria vërshoi në zemrat dhe venat e shqiptaro-amerikanëve teksa shihnin presidentin shqiptar të asaj kohe, Bujar Nishani, të zbulonte një statujë të Nënës Terezë në seksionin Bensonhurst të Bruklinit. Qindra persona ishin mbledhur për ceremoninë jashtë kishës katolike të Shën Athanasiut, ku u vendos figura e themelueses së Misionarëve të Bamirësisë duke… Vazhdoni me leximin e Një rrugë në Brooklyn së shpejti do të emërtohet “Nëna Terezë”

Edhe Escobar viziton Kosovën të hënën

Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë një turi të saj në Ballkanin Perëndimor Bashkë me të do të jetë edhe Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried. Sipas agjendës së publikuar nga Departamenti i… Vazhdoni me leximin e Edhe Escobar viziton Kosovën të hënën

Osmani: Putin po tenton të kryejë gjenocid, Zelensky shembull për gjithë botën

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për mediumin amerikan “HuffPost”, ka thënë se presidenti ukrasinas, Volodymyr Zelensky, është një shembull për gjithë botën derisa për fqinjin e tij rus, presidentin Vladimir Putin, ka thënë se është duke tentuar të kryejë gjenocid në Ukrianë. Osmani tha se deklaratat e presidentit rus për “denazizmin” e fqinjit të… Vazhdoni me leximin e Osmani: Putin po tenton të kryejë gjenocid, Zelensky shembull për gjithë botën