Search
Close this search box.

Osmani takoi Emirin e Katarit: Jemi të përkushtuar të thellojmë raportet ndërshtetërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu ka takuar Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani gjatë vizitës zyrtare në Doha. Sipas njoftimit për media thuhet se presidentja Osmani falënderoi Emirin për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy vendeve tona dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin diplomatik, ekonomik dhe tregtar.… Vazhdoni me leximin e Osmani takoi Emirin e Katarit: Jemi të përkushtuar të thellojmë raportet ndërshtetërore

Mbi 60 mijë vizitorë në Kalanë e Rozafës nga maji në shtator

Sezoni turistik veror solli fluks vizitorësh edhe në Kalanë e Rozafës në Shkodër, duke tejkaluar numrat e vitit të kaluar. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se “gjatë periudhës maj-shtator shifra e vizitorëve arriti në 60 597, 82% më shumë vizitorë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2021 ose 33… Vazhdoni me leximin e Mbi 60 mijë vizitorë në Kalanë e Rozafës nga maji në shtator

Kurti pritet nga guvernatori i Massachusetts, flasin për mundësitë për investime në Kosovë

Pasi e la Washingtonin, kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Massachusetts, ku është pritur në takim nga guvernatori i këtij shteti, Charles Baker. Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti dhe Baker “diskutuan mbi avancimin e parimeve demokratike, për mënyrat e bashkëpunimit në ekonomi, mbrojtje e siguri”. “Duke folur për mundësitë për investime në Kosovë, kryeministri… Vazhdoni me leximin e Kurti pritet nga guvernatori i Massachusetts, flasin për mundësitë për investime në Kosovë

Lvivi në Ukrainë bombardohet derisa Biden ndodhej pranë kufirit në kampin me refugjatë

Qyteti perëndimor ukrainas, Liviv, është bombarduar disa herë gjatë të shtunës. Sipas “The Guardian”, pak para se të nisnin sulmet, Presidenti amerikan Joe Biden ndodhej disa kilometra më larg, në kufirin me Poloninë, duke vizituar një kamp refugjatësh. Një prej bombave përfundoi pranë qendrës së telekomunikimit të qytetit. Autoritetet konfirmuan të paktën tre shpërthime të… Vazhdoni me leximin e Lvivi në Ukrainë bombardohet derisa Biden ndodhej pranë kufirit në kampin me refugjatë

60 kompani shqiptare, pjesë e panairit “ESSE” në Vjenë

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Vjenë të Austrisë mbajti panairin pas dy viteve pauzë si pasojë e pandemisë. Këtu morën pjesë 60 kompani shqiptare, ku 15 prej tyre ishin nga Kosova. Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj, tha se ketë shtrirje e kanë bërë në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë… Vazhdoni me leximin e 60 kompani shqiptare, pjesë e panairit “ESSE” në Vjenë

Mbi 960 amerikanëve u ndalohet hyrja në Rusi

Rusia ka publikuar një listë prej 963 zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqëve amerikanë, të cilëve ua ka ndaluar hyrjen në këtë shtet, si shenjë hakmarrjeje ndaj masave të ngjashme të Uashingtonit, prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë. Në listën e publikuar përfshihen presidenti amerikan, Joe Biden, dhe liderë biznesesh sikurse ai i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.… Vazhdoni me leximin e Mbi 960 amerikanëve u ndalohet hyrja në Rusi

Biden takohet me ministrat kryesorë ukrainas në Varshavë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u takua të shtunën në Varshavë me dy ministra ukrainas në bisedimet e para ballë për ballë midis presidentit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus. Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba dhe ministri i Mbrojtjes, Oleksie Reznikov bënë një udhëtim… Vazhdoni me leximin e Biden takohet me ministrat kryesorë ukrainas në Varshavë

Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, të hënën raundi i dytë në Kuvend, palët ende pa kandidat për votim

Pasditen e të hënës në Kuvend do të mbahet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri në Shqipëri. Deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë të bërë publike nga palët, ndërsa afati i fundit për të dorëzuar emrat në Kryesinë e Kuvendit është ora 16:00 e ditës së… Vazhdoni me leximin e Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, të hënën raundi i dytë në Kuvend, palët ende pa kandidat për votim

Kontingjenti i ri i dronëve Bayraktar përmes Shqipërisë arrin në Ukrainë

Ukraina ka marrë sërish dronë turq TB2 gjatë ditës së djeshme, të cilët po rezultojnë funksionalë ndaj ushtrisë ruse gjatë luftës së ashpër që po zhvillohet në vend. Një avion gjigant AN-124 fluturoi fillimisht nga aeroporti i Leipzigut në Gjermani për në Poloni dhe nga andej u nis për në Stamboll për të ngarkuar dronët,… Vazhdoni me leximin e Kontingjenti i ri i dronëve Bayraktar përmes Shqipërisë arrin në Ukrainë

Lajçak pas takimit me Bislimin: Diskutimet nuk ishin të lehta

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe njëherësh kryenegociatorin Besnik Bislimi. Ljacak përmes një cicërime në Twitter ta se diskutimet për tema të dialogut nuk ishin të lehta, por megjithëkëtë ai thotë se e vlerëson qasjen konstruktive dhe gatishmërinë e Bislimit për… Vazhdoni me leximin e Lajçak pas takimit me Bislimin: Diskutimet nuk ishin të lehta