Search
Close this search box.

Franca kushtëzon liberalizimin e vizave

Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të… Vazhdoni me leximin e Franca kushtëzon liberalizimin e vizave

Quint-i shpreh shqetësim për rrezik të përshkallëzimit apo dhunës në protesta

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë thënë se janë të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit apo dhunës në protestat e planifikuara të premten. Në deklaratën e Quint-it dhe BE-së nuk është përmendur lokacioni, mirëpo të premten, 25 mars, në Mitrovicë të Veriut… Vazhdoni me leximin e Quint-i shpreh shqetësim për rrezik të përshkallëzimit apo dhunës në protesta

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutë për mbrojtje të civilëve në Ukrainë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë, e cila kërkon mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë, si dhe ndaljen e menjëhershme të luftës. Rezoluta, e cila është miratuar më 24 mars në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka siguruar 140 vota në të mirë të saj… Vazhdoni me leximin e Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutë për mbrojtje të civilëve në Ukrainë

19 vjet nga fillimi i Wikipedias në gjuhën shqipe

Wikipedia Shqip është versioni shqip i Wikipedia-s, enciklopedisë së lirë. Ajo filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 84.185 artikuj. Wikipedia shqip e ka vendin e 75-të sipas listës së Wikipedia-ve. Momentalisht në Wikipedia-n shqip gjenden 145.120 përdorues të regjistruar, 9 prej tyre janë me titull administrues dhe tre me titull burokrat. Wikipedia është një enciklopedi online falas ndërkombëtare e shkruar dhe e mirëmbajtur nga një komunitet me vullnetar përmjet një… Vazhdoni me leximin e 19 vjet nga fillimi i Wikipedias në gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Strasburgut rishqyrtimin e rezolutës me pretendime për trafik organesh nga UÇK-ja

Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri. Kryeministri… Vazhdoni me leximin e Shqipëria i kërkon Strasburgut rishqyrtimin e rezolutës me pretendime për trafik organesh nga UÇK-ja

Suspendimi i kryetares së Gjykatës në veri të Mitrovicës, Vulin kërcënon me luftë

Ka mjaftuar një reagim i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, që edhe zyrtarë të tjerë në Beograd si në kor, të sulmojnë kryeministrin Kurti e madje të kërcënojnë edhe me konflikt të hapur me Kosovën. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq e ka akuzuar kryeministrin e… Vazhdoni me leximin e Suspendimi i kryetares së Gjykatës në veri të Mitrovicës, Vulin kërcënon me luftë

Joe Biden miraton ndihmën ushtarake një miliard dollarëshe për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do t’i dhurojnë asistencë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1 miliard dollarë, në kohën kur ky shtet evropian ka hyrë në ditën e 29-të të luftimeve me trupat ruse. Duke folur para liderëve të NATO-s në Bruksel, Biden ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme për popullin… Vazhdoni me leximin e Joe Biden miraton ndihmën ushtarake një miliard dollarëshe për Ukrainën

Kurti: Raporti i Progresit e përgëzon Kosovën për stabilitetin e qëndrueshmërinë politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar raportin e progresit për Kosovën, duke thënë se vendi ka shënuar progres në shumë fusha. Kurti, në një konferencë për media së bashku me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Kosova ka filluar përgatitjet për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Kemi… Vazhdoni me leximin e Kurti: Raporti i Progresit e përgëzon Kosovën për stabilitetin e qëndrueshmërinë politike

Kongresisti Meeks pas takimit me Kurtin: Serbia dhe të tjerët ta njohin pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, Gregory Meeks ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Përmes një postimi në Twitter, Meeks ka thënë se ka pasur takim produktiv me Kurtin dhe nevojën që Serbia dhe shtetet tjera ta njohin pavarësinë e Kosovës. “Takim produktiv me kryeministrin e Kosovës Albin… Vazhdoni me leximin e Kongresisti Meeks pas takimit me Kurtin: Serbia dhe të tjerët ta njohin pavarësinë e Kosovës

Charles Michel në Tiranë, pritet nga Rama

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka mbërritur të premten në Tiranë për një vizitë zyrtare. Michel u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri, Edi Rama. Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për Bashkimin Europian në konferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se Shqipëria është krenare… Vazhdoni me leximin e Charles Michel në Tiranë, pritet nga Rama