Search
Close this search box.

Ylli shqiptar i CS2 Drin “Makazze” Shaqiri fiton ESL Pro League dhe shpallet MVP

Shpërndaje

Ylli shqiptar i esports, Drin “Makazze” Shaqiri, ka shkruar histori në skenën ndërkombëtare të lojërave elektronike, pasi ka fituar turneun prestigjioz ESL Pro LeagueCounter-Strike 2.

Ai triumfoi me ekipin Natus Vincere, i cili në finalen e madhe mposhti Aurora Gaming me rezultat 3:1 në mape.

“Makazze” ishte vendimtar në finale, duke zhvilluar një performancë të jashtëzakonshme dhe duke udhëhequr ekipin drejt fitores. Forma e tij e lartë gjatë gjithë turneut u shpërblye me çmimin MVP, duke u shpallur lojtari më i mirë i kompeticionit.

Me këtë arritje, Shaqiri bëhet lojtari i parë shqiptar që fiton një trofe të ESL Pro League dhe njëkohësisht i pari që shpallet MVP në një turne të këtij niveli në skenën botërore të Counter-Strike.

Ky sukses me Natus Vincere konsiderohet një moment historik për komunitetin shqiptar të esports, duke dëshmuar se talentet shqiptare po arrijnë majat e skenës ndërkombëtare të lojërave elektronike.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme