Search
Close this search box.

Distria Krasniqi shpallet Kampione Evropiane në Xhudo për herë të tretë

Shpërndaje

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Krenaria e Kosovës e mposhti italianen Odette Giuffrida në finalen e madhe, duke e siguruar vendin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe duke ia dhuruar Kosovës një tjetër medalje të artë.

Distria e nisi turneun pa luftë në raundin e parë. Në raundin e dytë (1/8-ta), ajo u përball me xhudisten serbe Milica Nikolic. Xhudistja nga Peja dominoi plotësisht luftën, duke e detyruar kundërshtaren të bëjë disa gabime që përfunduan me ndëshkimin e saj me karton të kuq.

Në çerekfinale, Distria nuk e ndali ritmin, kësaj here ndaj holandezes Naomi van Krevel. Ajo fillimisht siguroi një pikë me ‘waza-ari’, për ta mposhtur më pas me ippon dhe për të kaluar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Krasniqi u përball me spanjollen Ariane Toro Soler. Edhe këtë herë, ajo ishte superiore dhe fitoi bindshëm me ippon, duke siguruar kalimin në finalen e madhe.

Në finale, Distria u përball sërish me italianen Odette Giuffrida – një rivale e njohur për të, të cilën e kishte mposhtur edhe në dy përballjet e fundit. Me një tjetër ippon të fuqishëm, ajo triumfoi edhe një herë, duke ia sjellë Kosovës medaljen e artë dhe duke e forcuar më tej statusin e saj si një prej yjeve më të mëdha të xhudos në Evropë dhe botë.

Subscribe
Notify of
guest
2 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
jalalive apk

Great post! I really enjoyed reading this.

apk jalalive

Very informative, thanks for sharing!

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme