Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka shënuar një tjetër fitore spektakolare në karrierën e tij profesionale, duke triumfuar në mbrëmjen e së shtunës në Atlantic City, SHBA.
Prenga dominoi që nga sekondat e para përballjen ndaj amerikanit Joe Jones, duke e vënë nën presion me kombinime të fuqishme dhe goditje precize. Ritmi i lartë dhe agresiviteti i tij bënë që ndeshja të përfundonte brenda vetëm dy minutash, duke i dhënë shqiptarit një tjetër fitore me “knockout”.
Me këtë sukses, Prenga arrin në 20 fitore me nokaut në karrierën e tij, një statistikë që konfirmon fuqinë dhe dominimin e tij në kategorinë përkatëse të peshës. Performanca e tij u prit me entuziazëm nga tifozët shqiptarë të pranishëm në sallë, si dhe nga ata që e ndoqën ndeshjen nga afër.
Pas përballjes, ai falënderoi mbështetësit për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe ia dedikoi fitoren të gjithë shqiptarëve. Kampioni premtoi se do të rikthehet edhe më i fortë në ndeshjet e ardhshme, duke vazhduar ta përfaqësojë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të boksit.








Interesting read! The accessibility of platforms like jili1 app casino is really changing the game for players in the Philippines. User experience & security are key, and it’s good to see those prioritized. Definitely a growing market!
Really interesting read! The focus on user experience is spot on – a smooth signup (like at jl3 jl33 slot) makes all the difference. Enjoying diverse games like Dragon Fortune sounds fun too! 👍