Afërsia që shqiptarët ndjenin për flamurin amerikan tejkalon shekullin. Kjo shprehej haptazi edhe nga fëmijët, qysh në vitin 1920. Në një fotografi të shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, shihen fëmijët shqiptarë duke valëvitur flamurin me “yje dhe vija”.
Kjo fotografi ishte realizuar më 4 korrik ku edhe në Shqipëri festohej dita amerikane.
“Fëmijët shqiptarë valëvisin flamurin me “yje dhe vija” dhe festojnë ditën amerikane të 4 korrikut, duke u përcjellë fëmijëve të shkollave amerikane përtej Atlantikut mirënjohjen e tyre për dhembshurinë dhe ndihmën humanitare që ata ju dërguan në kohë fatkeqësie.” thuhet në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Fotografia ishte publikuar në shtator të vitit 1920 nga Kryqi i Kuq Amerikan në Shqipëri.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=400686532086510&set=a.225301976291634