Search
Close this search box.

Shqiptaro Amerikani Admir Molla, nga një refugjat në një zë i afro 15 milion emigrantëve amerikanë

Shpërndaje

Në qytetin e New York’ut është mbajtur një konferencë shtypi në lidhje me imigracionin dhe reformën e drejtësisë penale.

Duke i bërë thirrje Kongresit që të miratojë reformat në sistemin e imigracionit me qëllim modernizimin e tij për shekullin e 21-të, para të pranishmëve foli organizatori i kësaj konference, shqiptaro- amerikani, aktivisti Admir Molla.

Screenshot 2022 06 17 at 11 19 01 1 Instagram • Chats

“Jam vërtet i përulur nga kjo mundësi. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk kam menduar se fëmija i vogël që iku nga lufta dhe gjenocidi do të kishte mundësinë të ishte zëri i afro 15 milionë amerikanëve. 15 milionë amerikanë që për shkak të politikanëve në Uashington DC nuk kanë një mundësi në ëndrrën e plotë amerikane”– tha Molla.

Më tutje Molla shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndryshojnë në këtë aspekt, ose ndryshe do mbesin pas.

“Ky është një moment kyç në historinë amerikane. Ky vend duhet të bëhet një fqinj i mirë. Të jesh një fqinj i mirë është shumë më e lehtë sesa të ndërtosh një gardh të mirë. Sidomos një gardh që do të jetë 2000 milje i gjatë. Realiteti është se bota po ndryshon dhe ky vend ose do të ndryshojë me kohën ose do të mbetet pas” -shtoi ai.

Screenshot 2022 06 17 at 11 19 33 1 Instagram • Chats
Gjatë konferencës për media ku të pranishëm ishin edhe anëtarë të Kongresit, senatit dhe zyrtarë shtetërorë, Molla shtoi se reformat e reja do do të nxisnin ekonominë, do të krijonin miliona vende të reja pune dhe do të ulin deficitin.

“Kemi më shumë se dy milionë më pak amerikanë që marrin pjesë në fuqinë punëtore sot në krahasim me shkurtin e 2020. Ne kemi nevojë dëshpërimisht për më shumë punëtorë për të rikuperuar pas COVID-19.

Amerika është një komb i ndërtuar nga emigrantët dhe gjithmonë do të lulëzojë dhe do të mbetet një qytet mbi një kodër duke përqafuar diversitetin tonë dhe duke parë vazhdimisht përpara.

Screenshot 2022 06 17 at 11 18 48 1 Instagram • Chats

Ai më tutje shton:

“Le të ecim përpara dhe të miratojmë legjislacionin që u jep  Enderrimtareve një rrugë drejt shtetësisë. Le të ecim përpara në trajtimin më në fund të reformës së imigracionit dhe modernizimin e sistemit tonë për të përmbushur nevojat e ekonomisë sonë të shekullit të 21-të.
Le të ecim përpara dhe të ndërtojmë një vend për të cilin brezi i ardhshëm mund të krenohet dhe që të gjithë të ndihen si në shtëpinë e tyre, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, bindjet fetare, orientimi seksual apo statusi.”

Aktivisti Shqiptaro- Amerikan Admir Molla, është po ashtu bashkëpuntor me Unionin Amerikan për Lirinë Civile.

 

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme