Search
Close this search box.

Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Shpërndaje

Ekspertja shqiptare e teknologjisë, Drena Kusari, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u emëruar në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft.

Përmes një postimi në rrjetin profesional LinkedIn, ajo bëri të ditur se ka nisur zyrtarisht detyrën e re si Corporate Vice President dhe General Manager.

“Jam e lumtur të ndaj se po filloj një pozitë të re si Corporate Vice President dhe General Manager në Microsoft”, ka shkruar Kusari.

Ky rol konsiderohet ndër nivelet më të larta të lidershipit brenda kompanisë, duke e vendosur atë në mesin e drejtuesve kryesorë të një prej korporatave më të fuqishme të teknologjisë në botë.

Emërimi i saj përfaqëson një tjetër histori suksesi për shqiptarët në diasporë, veçanërisht për gratë që po arrijnë majat e industrisë globale të teknologjisë.

E lindur dhe e rritur në Gjakovë, Kusari u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, menjëherë pas luftës në Kosovë. Ajo përfundoi shkollimin e mesëm atje dhe hapat e parë profesionalë i hodhi si interprete dhe punonjëse terreni për organizatën Save the Children.

Më pas, ajo përfundoi studimet në Occidental College në dy drejtime: Ekonomi dhe Diplomaci, ndërsa titullin MBA e mori nga Harvard Business School, një nga institucionet më prestigjioze në botë.

Karriera e saj profesionale përfshin disa prej kompanive më të mëdha globale. Ajo ka punuar në Goldman Sachs si analiste financiare, në McKinsey & Company si konsulente strategjie për kompani Fortune 500, si dhe në Lyft ku mbajti rolin e General Manager për rajonin Southwest dhe Hawaii — duke u bërë gruaja e parë që drejtoi këtë rajon në kompani.

Gjithashtu, ajo ka pasur rol drejtues në Bumble, duke u fokusuar në strategji dhe zhvillim biznesi.

Arritja e saj në një pozitë të tillë në Microsoft konsiderohet një moment i rëndësishëm për përfaqësimin shqiptar në nivelet më të larta të industrisë globale të inovacionit dhe teknologjisë.

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Dandyhorse

This is exactly inspiring

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme