Search
Close this search box.

Një rrugë në Brooklyn së shpejti do të emërtohet “Nëna Terezë”

Shpërndaje

Para gjashtë vitesh, krenaria vërshoi në zemrat dhe venat e shqiptaro-amerikanëve teksa shihnin presidentin shqiptar të asaj kohe, Bujar Nishani, të zbulonte një statujë të Nënës Terezë në seksionin Bensonhurst të Bruklinit.

Qindra persona ishin mbledhur për ceremoninë jashtë kishës katolike të Shën Athanasiut, ku u vendos figura e themelueses së Misionarëve të Bamirësisë duke përqafuar një fëmijë në krahë.

E tash në përvjetorin e kësaj ceremonie, erdhi një tjetër lajm i mirë për komunitetin.

Senatori Marty Golden, bëri të ditur se muajt në vijim do të emërtohet rruga “Nëna Terezë”.

“Gjashtë vjet më parë zyra ime në koordinim me Marko Kepin dhe Organizatën Komunitare Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare zbuluan me krenari statujen e Shën Terezës (Nënë Terezës). Jam krenar të mbështes bashkë emërtimin e rrugës “Nëna Terezë” në muajt e ardhshëm. Urime komunitetit shqiptaro-amerikan për nderimin e shenjtorit tonë të madh!” shkroi ai në Facebook.

Aprovimi për emrin e rrugës ishte pranuar para 4 vitesh.

 

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme