Search
Close this search box.

“Një amerikane në Kosovë”, libri i Janet Reineck e cila qëndroi tetë vjet në Kosovë

Shpërndaje

Ditët e para në Kosovë i kishte kaluar në një dasmë në Viti. Janet Reineck mësoi si të vallëzojë vallen shqipe, nga ansambli nga Zhuri. Bisedat me gratë dhe njoftimi me kulturën shqiptare, ndikuan që asokohe studiuesja e etnologjisë, të mos zmbrapset nga Kosova.

“Por, nuk kishte asnjë dyshim: Kosova më kishte mbërthyer fort. Dhe, nuk kishte kthim mbrapa” ishin përshtypjet e Reineck, që përshkruanin më së miri vendosshmërinë e saj që të vazhdonte angazhimin në Kosovë.

Kësisoj, për tetë vite rresht, asokohe studentja amerikane kishte qëndruar në mesin e kosovarëve, që nga vitet e 80’ta. Madje, e gjithë përvoja e saj nga viti 1981-1998 është e përmbledhur në një libër që quhet “Një amerikane në Kosovë”.

Ky libër është një koleksion i të gjitha përvojave të Reineck, e cila filloi rrugëtimin e saj në Kosovë si studiuese, ndërsa e përfundoi si aktiviste e cila angazhohej në shkolla fillore.

“E gjithë Kosova është sa Hauai, apo Xhamajka, apo një fermë e madhe në Teksas. Por, si vend relativisht i vogël, është një vend me kompleksitet të madh dhe me shumë ndryshime në tema historike, sociale dhe kulturore. Në Kosovë ka gjashtëmbëdhjetë krahina etnografike, secila me dialektin e vet, kostumin tradicional dhe versionin e vet të sjelljes zakonore shqiptare” thuhet në pẽrshkrimin pẽr Kosovẽn.

Libri të cilin e ka shkruar, është falas dhe shërben për të gjithë ata që duan të njohin më shumë kulturën në Kosovë.

Janet Reineck, pas dy dekadash, javë më parë është kthyer në Kosovë për vizitë. Ndonẽse ẽshtẽ larguar sẽrish nẽ Amerikẽ, pẽr Atlantikun, Reineck thotẽ se shpirtin e ka në Kosovë.

“Vendi ka përparuar shumë. Tranzicioni në të cilin ka kaluar Kosova është  i papërshkrueshëm” shprehet ajo.

Për Atlantikun, antropologia tregon se ka provuar shumẽ nga traditat në vend. “Kur kam ardhur në vitet e 80’ta, kam ardhur në një dasmë në Viti, kam qëndruar me vajza, një javë vetëm kam qëndruar me to, më kanë përcjellur, gjuhën dhe vallen e të gjitha, piten, çajin të gjitha i kam mësuar. Kam veshur dimija, kam hyrë taman në jetën e tyre, kam veshur edhe pantolla, jam ulur këmbëkryq, kam pasur qëndrim si burrë. Pritja ishte shumë e mirë, si dikush që e nderon shoqërinë e tyre” shprehet ajo.

Por, çka i dallon kosovarẽt nga vendet e tjera perẽndimore? “Ndjenja familjare është shumë e mirë, bashkësia, janë të lidhur me njëri-tjetrin. Ke përkrahje prej shumë njerëzve, shumë ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuria e Kosovës, vendet janë shumë të bukura. “ Janet në librin e saj shkruan edhe pẽr afẽrsinẽ e shqiptarẽve me Amerikẽn, shoqẽruar me fotografi tẽ cilat ilustrojnẽ diçka tẽ tillẽ. Ndërsa, edhe amerikania ka takuar figura tẽ rẽndesishme gjatẽ qẽndrimit tẽ saj nẽ Kosovë, përfshirë ish-presidentin Ibrahim Rugova. Janet Reineck është antropologe dhe punonjëse e ndihmës humanitare nga Santa Barbara, Kaliforni. Ajo jetoi në Kosovë për tetë vjet, ndërmjet viteve 1981 dhe 1997, dhe mësoi gjithçka që mundi për kulturën shqip- tare dhe më pas i përdori këto njohuri për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve në shkollat e fshatit dhe ndërtimin e shoqërisë civile në komunitetet rurale.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme