Search
Close this search box.

Nga beteja me kancerin te pasarela e Parisit: Rikthimi i pabesueshëm i Lejda Trocit

Shpërndaje

Kur stilistja shqiptare Lejda Troci hapi Javën e Modës në Paris me koleksionin e saj A Tangerine Design, publiku në hotelin luksoz Shangri-La pa më shumë se thjesht modë pasi pa një histori guximi, shprese dhe rikthimi.

Në pasarelë dolën 20 modele me krijime elegante që ndërthurën finesën bashkëkohore me elemente të kulturës shqiptare. Një prej modeleve mbante plisin shqiptar, simbol i krenarisë kombëtare që Lejda e përcolli me shumë dashuri në skenën e Parisit. Në fund, kur ajo doli me vajzën e saj të vogël për dorë, publiku shpërtheu në duartrokitje. Ishte një moment që bashkoi artin, nënësinë dhe forcën njerëzore në një skenë të vetme.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme” tha ajo për Atlantikun. “Ka qenë një vit shumë i vështirë, por ia dola. Jam e lumtur që solla kulturën tonë shqiptare në skenën e Parisit.”

Ajo që Lejda e përshkruan si “vit i vështirë” ishte në fakt një betejë për jetën. Prej më shumë se një viti e gjysmë, ajo është përballur me kancerin, një sëmundje që gati sa nuk i ndaloi ëndrrat.

“U diagnostikova me kancer dhe mendova se nuk do të mund ta bëja këtë” rrëfen ajo. “Por me mbështetjen e familjes, bashkëshortit dhe vajzës sime — edhe pse shumë e vogël — ia dola. Ata ishin forca ime më e madhe.”

Pas suksesit në Paris, Lejda po përgatitet për Floridën, ku në fund të tetorit do të mbajë një fjalim për 20 gra që po kalojnë trajtimin e kancerit, në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. “Do të flas për guximin dhe optimizmin” thotë ajo. “Ne, gratë, jemi të forta. Ne japim jetë — dhe kjo është gjëja më e vështirë që ekziston.”

Ambicia e saj është të sjellë më shumë stilistë dhe modele shqiptare në skenat ndërkombëtare. “Dua që bota të njohë rrënjët tona, muzikën, traditat dhe bukurinë shqiptare” shton ajo.

Por mesazhi i saj për çdo grua dhe çdo të ri që ëndërron të arrijë diçka të madhe mbetet i njëjtë:
“Mos hiqni dorë kurrë.”

Subscribe
Notify of
guest
4 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
mex52bet

Yo, mex52bet ain’t bad! Threw some money in and whaddya know, walked away with more than I started with. Give it a shot mex52bet.

fh88bet

FH88Bet is okay. It’s not the flashiest site out there, but it gets the job done. I haven’t had any major issues, and the payouts are relatively quick. You could do worse! Check out fh88bet.

xo3game player

I have spent a few weeks playing Xo3game and I can confirm many games are engaging. Jump in and start playing: xo3game

king88winvip

King88winvip, se você quer se sentir um rei no mundo das apostas, esse é o lugar! Atendimento VIP, bônus generosos e uma plataforma que te deixa no comando! Seja o rei no king88winvip.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme