Search
Close this search box.

“Malli i Mëmëdheut”, shoqëria e parë shqiptare në SHBA themeluar në vitin 1906

Shpërndaje

Shoqëria “Malli i Mëmëdheut” ishte shoqëria e parë shqiptare e krijuar në SHBA. Kjo shoqëri e cila u bë shembull për shumë shqiptarë të tjerë të Diasporës u themelua më 1 janar 1906 në shtëpinë e Thanas Viso Mborjes në Buffalo New York.

Pjesë e themelimit të shoqërisë ishin patriotët: Mina Grameno, Petro Nini Luarasi, Kol Rikashi, Pandi Lipi Kallanxhiu, Thimi Nuni Boçka, Pandi Mihal Furxhi, Dhimitraq Zisi Negovani, Vani Odo Karameta, Vani Vangjel, Thanas Halle, Mihallaq Kristaq Bimbli dhe Thanas Viso Mborja.

Shoqëria krijoi dhe statusin e saj e cila u bë shembull për shqiptarët e qyteteve të tjera në SHBA. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë shoqëri ishin punëtorë ku sundonte fryma patriotike. Ata që kishin mbaruar shkollën shqipe dhe kishin një farë kulture u bënë udhëheqësit shpirtërorë të tyre.

Kjo shoqëri në vitin 1909 kishte si kryetar Gaqi Themelin, N/Kr.Vangjel Camçen dhe kontrollorë Koço Gramenon dhe Janko Vishnjën.

Më 25 nëntor 1913, shoqëria u bashkua me Federatën “VATRA” dhe u krijua Dega No.25, Jamestoën, N.Y. me 100 anëtarë. Kjo degë zgjodhi këta drejtues: Kryetar Ilo Furxhi, arkëtar Lambi Cale, sekretar Perikli Murzaku, pleqësia Vasil Argjir, Hysen Belortaja, Sali Selman.

Por si lindi ideja për krijimin shoqërisë së parë shqiptare në SHBA?

Ja si e kujton vetë Thanas Viso Mborja këtë ditë: “Unë i thashë një ditë një shoku, se ne që kishim qenë në Rumani dhe kishim parë atje se si ishin organizuar shoqëritë patriotike, nuk mund të rrinim duar kryq, por duhet të merrnim iniciativën për krijimin e shoqërive të tilla në Amerikë. Për këtë ishte e mira të ftoheshin nga qyteti Xhejmstoun. Këtu ndodheshin rreth 80 shqiptarë dhe patriotët Petro Nini Luarasi e Mina Grameno me qëllim që të na ndihmonin. Shoku im e pëlqeu mendimin tim dhe kështu nuk mbeti veçse ta vinim në zbatim. Më 1 Janar të vitit 1906, në konakun tim u mblodhën patriotë për të vendosur në lidhje me çështjen e themelimit të shoqërisë.”

Costandin A. Demo në librin e tij për një nga këta drejtues shkruan: “Petro Nini Luarasi ishte “The Paul Revere” i shqiptarëve mbasi vinte në ç’do vend ku kishte shqiptarë dhe predikonte patriotizëm. Ai ishte një librari me dy këmbë, me xhepat mbushur plot pamfleta, revista e gazeta. Ai përgatiti udhën e lëvizjes kombëtare për ata që erdhën pas tij. Shoqëria “Malli i Mëmëdheut” krijoi edhe një bibliotekë me libra në gjuhën shqipe, anglishte dhe greke, gjuhë këto që pak a shumë i njihnin punëtorët shqiptarë të Bufalos. Fondin e parë të librave e dhuroi Thanas Viso Mborja i cili kur u largua nga Rumania mori dy sundukë me libra në gjuhën shqipe nga shoqëria e shqiptarëve të Bukureshtit. Këto libra ishin shkrojtur nga patriotët e Rilindjes dhe shtypur në tipografinë e shoqërise “Dituria” të Bukureshtit. Anëtarët e shoqërisë paguanin si kuote ½ dollarë në muaj. Ata ishin lidhur me punëtorë dhe intelektualë amerikanë. Një nga këta, Zt. Moss, në gazetën “Morning Post” e popullarizoi shumë luftën e popullit shqiptar dhe kërkesat e tij.”

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme