Diamant Hysenaj, një shqiptar me prejardhje nga Kosova, ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan duke sfiduar një nga figurat më të njohura politike në SHBA, Alexandria Ocasio-Cortez (e njohur si AOC). Hysenaj, 42 vjeç, ka emigruar në SHBA në vitin 1991 dhe sot është një biznesmen i suksesshëm në Bronks, Nju Jork.
Pasi mbërriti në SHBA si një refugjat i ri me familjen e tij, Hysenaj u rrit në lagjet e vështira të Bronks-it, ku punoi fort për të ndërtuar jetën nga e para. Ai tani është president i një kompanie ndërtimi që ka ndihmuar me qindra familje dhe komunitete në zonën e tij. Me kandidaturën e tij si republikan për Distriktin e 14-të të Kongresit, ai synon të përfaqësojë të gjithë ata që, sipas tij, janë lënë pas dore nga politika aktuale.
Hysenaj e akuzon AOC-në për fokus të tepruar në politikë kombëtare dhe ideologji, ndërkohë që, sipas tij, nevojat e përditshme të qytetarëve lokalë shpesh injorohen. Ai premton përmirësim të infrastrukturës, mbështetje për bizneset e vogla, politika të drejta për emigracionin dhe më shumë siguri publike.








Your blog is a constant source of inspiration for me. Your passion for your subject matter is palpable, and it’s clear that you pour your heart and soul into every post. Keep up the incredible work!
Invite your network, boost your income—sign up for our affiliate program now! https://shorturl.fm/injll