Search
Close this search box.

‘Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave’, mbahet protesta në shenjë revolte pas vrasjes së gruas shtatzënë në Prishtinë

Shpërndaje

‘Polici, i keni duart me gjak’, ‘Poshtë policia patriarkale’,’Polici, jeni bashkëfajtorë’, ‘Edhe sa’, janë vetëm disa nga thirrjet që u brohoritën sot në Prishtinë në shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave.

Sot në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë është mbajtur protesta kundër dhunës ndaj gruas e që erdhi pas rastit të djeshëm ku një burrë vrau ish-gruan e tij shtatzënë në oborrin e klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Gjatë kësaj proteste, protestuesit kanë bërë po ashtu thirrje për drejtësi për të gjitha gratë që janë vrarë mizorisht nga burrat e tyre apo nga ndonjë familjarë tjetër.

Pas sheshit ‘Zahir Pajaziti’ protesta vazhdoi edhe tek ministria e Drejtësisë, për të vazhduar tek ndërtesa e Policisë

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme