Search
Close this search box.

Historia pesë mijë vjeçare e Plisit

Shpërndaje

Plisi është kapelja autoktone që i ka përcjellë shqiptarët që nga kohët pellazgo-ilire e gjerë në ditët tona.

Plisi, apo siç njihet në popull edhe me emra të tjerë: qeleshe, kësulë, qylah, qylaf, është quajtur kështu varësisht prej regjioneve shqiptare.

Së bashku me gjuhën dhe traditat tona, plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar të cilin shqiptarët e kanë ruajtur me xhelozi e krenari këtë simbol.

Screenshot 517 1

Se plisi e dëshmon më së miri prejardhjen tonë na e tregon historian Muhamet Rugova.

“Sipas dokumenteve, arkivave që edhe sot ruhen në muze të ndryshme të botës plisi është përdorur ndoshta 2 mijë vjet p.e.s. Edhe Zeusi që ishte zot i Olimpit, na paraqitet në fotografi dhe skulptura me plis në kokë. Edhe Akili na paraqitet me plis në kokë. Edhe Hehtori, Odiseu apo edhe Afërdita na paraqiten me plis në kokë… Plisi për ne shqiptarët ka rëndësi të veçantë pasi paraqet identiteti tonë kombëtarë dhe autoktoninë tonë në këto troje ku jetojmë”, thotë Muhamet Rugova.

Ai thotë se përdorimi i Plisit ka qenë i domosdoshme për të gjithë meshkujt duke filluar nga mosha e hershme e djalërisë madje ata që nuk e përdornin plisin u quanin njerëz pa vlerë.

“Plisi përpara ka qenë një rekuizitë e domosdoshme për çdo mashkull prej moshës rinore deri në shkuarjen nga kjo jetë. Njeriu kur ka dalë pa plis në kokë ka qenë i turpëruar…Njeriu për të pasur dinjitet është dashur të ketë plisin në kokë”, tregon më tej Muhamet Rugova.

Plisi e mori emrin kështu nga se krijohet prej leshit të deleve të bardha, në forma të ndryshme që bëjnë pjesë në veshjen tradicionale shqiptare.

7 1

Plisi përveç përdorimit praktik: mbrojtja nga të ftohtit, shiut e diellit të fortë, plisi simbolizon, shpreh krenarinë kombëtare, qëndresën, mosnënshtrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë morale, ndershmërinë e popullit tonë.

Plisi është nga ato simbole që e identifikon shqiptarin në një turmë njerëzish që nga largësia, ende pa pasur mundësi që ta këmbesh një fjalë me të.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme