Search
Close this search box.

Dzemal Lanica bëhet shqiptari më i ri që shpallet Qytetar Nderi i Nju Jorkut

Shpërndaje

Dzemal Lanica, kryetar i Shoqatës Ulqini në Nju Jork, është shpallur zyrtarisht Qytetar Nderi i Nju Jorkut, duke u bërë shqiptari më i ri ndonjëherë që merr këtë titull në qytet dhe në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky nder iu dha në Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, si vlerësim për kontributin e tij dhe të shumë shqiptarëve të tjerë në afirmimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

“Ky është padyshim një nga ato momente që do të më shoqërojë gjatë gjithë karrierës sime” shkroi Lanica në një postim publik. “Me këtë rast, hyra në librin e historisë si shqiptari më i ri që ka marrë këtë titull, jo vetëm në New York, por në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Lanica shtoi se ky titull i jep forcë dhe vullnet të dyfishtë për të vazhduar misionin e tij: të punojë pa u lodhur për të drejtat, identitetin dhe avancimin e shqiptarëve, veçanërisht në Mal të Zi.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme