Search
Close this search box.

Historike, një rrugë në New York emërohet “Fan Noli”

Shpërndaje

Emri i njërës nga figurat më të shquara shqiptare, Fan Noli, përjetësohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot është një ditë e shënuar për kombin shqiptar. At Fan Noli, një prej shqiptarëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar përjetësohet me emrin e një rruge në New York”, njoftoi kryetari i shoqatës Vatra, Elmi Berisha.

“Sot për çdo shqiptar është një ditë e paharruar, një ditë lavdie e krenarie kombëtare e shtetërore. Një ditë e madhe që do të ngelet në histori dhe në kujtesën tonë si komb dhe si mërgatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shërbimi i At Fan Nolit ndaj popullit, shtetit e kombit të tij është gjeniale”, shtoi ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Përkujtimi i këtij rilindasi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju Jork, është një ngjarje simbolike e për bashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm”, ka shkruar Kurti.

Fan Noli (6 janar 1882 – 13 mars 1965), ishte shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator, kryepeshkop, metropolitan dhe themelues i Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe i Kryedioqezës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Ai i shërbeu si kryeministër shqiptar dhe regjent i Shqipërisë në vitin 1924 gjatë Revolucionit të qershorit.

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Konto na Binance

Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me? https://accounts.binance.com/pl/register-person?ref=V3MG69RO

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme