Dentisti shqiptar Getoar Hoxha është shpallur studenti më i mirë për vitin 2024 nga Global Institute for Dental Education (gIDE) në fushat e Implantologjisë dhe Rigjenerimit të Kockave. Hoxha, nga Peja, njoftoi në Facebook se ka përfunduar masterin klinik në Los Angeles, Kaliforni, dhe ka fituar vendin e parë në këtë program prestigjioz.
Hoxha shprehu lumturinë e tij, duke falënderuar kolegët dhe duke theksuar punën e madhe që e çoi deri te ky vlerësim global. Ai studioi së bashku me kolegë nga Australia, Kina, Evropa dhe Amerika, duke nënvizuar se ëndrrat realizohen përmes përkushtimit.
Dr. Sascha Jovanovic, themelues i gIDE, vlerësoi përpjekjet e Hoxhës. Që nga përfundimi i studimeve në Universitetin e Prishtinës në vitin 2017, Hoxha drejton klinika dentare në Pejë dhe Prishtinë, ndërsa është duke përfunduar specializimin në Kirurgjinë Orale.








I appreciate your creativity and the effort you put into every post. Keep up the great work!
this felt like advice from someone who has actually lived through the messy part, not just read about it somewhere. that kind of understanding comes through in the writing.