Search
Close this search box.

Boksieri Shqiptar Kristian Prenga ëndërron të bëhët kampion bote

Shpërndaje

I lindur në fshatin Orosh të Mirditës para tre dekadash, sot emrin e tij e njohin të gjithë dashamirët e boksit.

Është ky boksieri shqiptar, Kristian Prenga, që i tregoi Atlantikut se pavarësisht vështirësive, fëmijëria e tij ishte shumë e lumtur.

PRENGA1

Jam lindur dhe rritur ne nje vend te thjeshte, natyre perreth dhe familjare afer. Asokohe kushtet skane qene te favorshme per te patur lodrat, ushqimet, rrobat dhe menyren e jeteses qe eshte sot. Mbaj mend qe luanim me kusherinjte me cdo objekt qe na dilte perpara. Femijeria ka qene e veshtire pasi si cdo familje veriore e imja ishte shume punetore dhe qe ne moshe te vogel i ndihmonin me punet. Babai im qe ne moshen 8 vjecare me mesoi te ngisja makinen (kamionin) dhe shkoja me te ne mal per te ngarkuar dru dhe i shisnim. Kjo ka qene nje nga punet qe e kam ushtruar deri rreth moshes 17-18 vjecare. Por sado e veshtire mbetet nje nga periudhat me te bukura te jetes time. Nje interval kohor ku ishim shume te lumtur me ato qe kishim. Eshte per tu permendur edhe fakti qe kishim njeri-tjetrin afer, qofte ne femijet ashtu edhe prinderit

Jeta e tij ndryshoi drastikisht, kur Prenga e zbuloi një pasion të ri për vetën.

Ai kishte filluar të shkonte në palestër vetëm për t’i hequr disa kilogramë, por u dashurua në sportin.

prenga3

“Ishte nje periudhe qe kisha shtuar shume ne peshe dhe nisa palestren per te rene disa kile. Aty vura re edhe une edhe tranjeri qe kisha forcen, fuqine dhe vullnetin e nevojshem per te vazhduar sportin. Me mbas nga emocionet qe te jepte cdo ndeshje, cdo mesazh motivimi nga mbeshtetesit dhe arritjet me fitore e shtuan akoma me shume pasionin per ta vazhduar pavaresisht veshtiresive.”

Prenga nisi karrieren e tij në Kikboks në moshën 20 vjeçare duke ushtruar në Shqipëri e Gjermani, për të kaluar 5 vite më vonë në kategorinë e Boksit.

Para gjashtë vitësh, ishte momenti më kulminant në karrieren e tij deri më sot.

12778882 1723948004501241 6497118325383380069 o

“Cdo ndeshje e realizuar ka qene arritje per mua pasi me ka dhene motivimin per te vazhduar e per te mos u ndalur me. Me 26 shkurt 2016 kam zhvilluar ndeshjen me te rendesishme te jetes sime deri me sot ku dhe u shpalla kampion europe ne kickbox. Edhe ndeshjen e pare profesionale qe kam bere ne gjermani e konsideroj arritje edhe pse rezultati ishte negativ per mua, e humba ate ndeshje por fitova nje bindje,siguri dhe vetebesim qe une nuk do te ndaloj deri sa nje dite te arrij majat me te larta.”

 Momentalisht ish-kampioni i Evropës në Kikboks jeton në New York, ku stërvitet dhe realizon ndeshje të Boksit.

Synimi i tij final, është i qartë.

PRENGA

“Synimi im final eshte ajo qe duam te gjithe arritja e gjerdanit te kampionit te botes me flamurin kuq e zi mbi supe. Eshte nje nga enderrat qe me mban zgjuar naten dhe plot jete e motivim diten. Jam i sigurt qe nje dite do t’ia dal pasi po jap cdo sekond nga jeta ime ne perfeksionizimin e karrieres sime duke privuar ndoshta dhe veten ne ane te tjera vetem e vetem qe te jem ne formen me te mire te mundshme dhe gati ne cdo moment per tu ndeshur” 

Në këtë intervistë për Atlantikun, Kristian Prenga ka një mesazh për të gjithë shqiptarët që synojnë të arrijnë sukses në Evropë, Amerikë, apo kudo në botë.

34478294 2108146582748046 1087009583567732736 n

“Mos ndaloni kurre se luftuari per ate qe doni te arrini. Cdo enderr e deshire plotesohet per sa kohe ju e deshironi aq sa duhet dhe punoni per ta arrire ate, gjithmone duke mbetur njeri i mire perbrenda dhe me zemer te madhe. As une as asnje kamipon ne bote nuk ka asgje me shum se cdo cili nga ju vetem vullneti edhe cdo gje arrihet.”

 

 

 

 

 

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme