Search
Close this search box.

Basketbollistja shqiptare Lorela Cubaj përzgjidhet nga ekipi i WNBA, New York Liberty

Shpërndaje

Ekipi i WNBA New York Liberty përzgjodhi basketbollisten e ekipit “Georgia Tech”, lojtaren shqiptare Lorela Cubaj, në kuadër të drafteve të WNBA (Shoqata Kombëtare e Basketbollit të Grave). Pas kësaj lëvizjeje, lojtarja shqiptare e basketbollit do të ketë mundësi të tregojë aftësitë e saj në nivel profesionist.

Draftet në WNBA është një ngjarje vjetore ku klubet e WNBA mund të zgjedhin lojtarë të talentuar të ekipeve të kolegjeve dhe lojtare profesioniste të basketbollit.

 

Statistika dhe arritje në karrierë

 

Basketbollistja Cubaj shfrytëzoi gjatësinë e saj prej 193 centimetrash për të penguar sulmet e kundërshtarëve, duke mbrojtur pozicione të shumta në sallën e lojës. Ajo pati një karrierë të ndritshme, duke treguar rezultate gjithnjë e më të mira në secilin nga pesë sezonet me ekipin e saj “Georgia Tech”. Në këtë periudhë ajo fitoi dy herë titullin lojtarja mbrojtëse e vitit në “Konferencën e Bregut të Atlantikut” dhe duke vendosur rekordin për kërcime në divizionin e saj.

Sezonin e shkuar ajo pati një mesatare prej 10 pikë, 11.1 kërcime dhe 4.3 asistime për ndeshje.

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme