“Çdo vend po përpiqet të tregojë pikëpamjen e tij dhe ta vendosë veten në pozitat e atij që po humbet diçka apo atij që po bën gjënë e duhur”, thotë Tokakova.

Për të luftuar dezinformimin në mediet sociale, administrata Biden ka kontaktuar me disa prej atyre me mjaft ndikim në TikTok, me synimin për të diskutuar rreth asaj që po ndodh në terren në Ukrainë si dhe mbi qëllimet e politikën amerikane ndaj Kievit dhe Moskës.

Analistët thonë se administrata shpreson që mesazhi të arrijë tek familjet ruse, atje ku informacioni i pacensuruar nuk shkon.

“Ajo çka Shtëpia e Bardhë po ben per te konkurroi në mënyrë efektive në fushën e informacionit ishte duke përdorur informacionin e vërtetë, duke ekspozuar vdekjet mes trupave ruse për shembull, kjo është një mënyrë tjetër se si administrata po përdor informacionin real për të ekspozuar dobësitë”, thotë Jessica Brandt nga Instituti Brookings.

Baza e përdoruesve të TikTok-ut përbëhet nga të rinjtë, duke e kthyer atë në një mjet të fuqishëm për të formësuar pikëpamjet dhe opinionet. Si çdo platformë e medias sociale, ajo mund të përdoret për të informuar ose mashtruar.