Search
Close this search box.

Shqiptaro-amerikanja Mira Murati siguron 2 miliardë dollarë për startup-in e saj të ri në IA

Shpërndaje

Mira Murati, shqiptaro-amerikanja që dikur ishte CTO e OpenAI dhe për pak kohë edhe CEO e saj, sapo njoftoi sigurimin e 2 miliardë dollarëve për startup-in e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale – Thinking Machines Lab.

Pas largimit nga OpenAI në shtator dhe nisjes së startup-it të saj në shkurt, Murati është rikthyer me një vizion të fuqishëm dhe mbështetje financiare nga gjigantë si Andreessen Horowitz (a16z), Nvidia, AMD, Accel, ServiceNow, CISCO dhe Jane Street.

Produktin e parë të kompanisë, që do të publikohet brenda disa muajve, ajo e përshkruan si një sistem AI multimodal, që komunikon me botën përmes shikimit dhe bisedës, ashtu si njerëzit. Një pjesë e teknologjisë do të jetë open source, për të ndihmuar kërkuesit dhe startup-et e tjera.

“Besojmë se AI duhet të jetë një zgjatim i lirisë dhe agjencisë individuale, dhe të shpërndahet në mënyrë sa më të drejtë” shkroi Murati në rrjetin X.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se së shpejti do të ndajnë publikisht njohuritë shkencore më të mira për të ndihmuar komunitetin e kërkimit të kuptojë më mirë sistemet më të avancuara të AI-së.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme