Search
Close this search box.

NASA shtyn sërish nisjen e raketës në Hënë

Shpërndaje

Është shtyer për të dytën herë nisja e raketës Artemis I Moon për në Hënë. Kjo pasi raketa ka pësuar një tjetër rrjedhje të hidrogjenit, raporton BBC.

Problemi u shfaq të shtunën herët në mëngjes, ndërsa ekipi i lëshimit në Florida filloi ta mbushte raketën rreth 100 metra të lartë, me rreth 4.5 milionë litra hidrogjen.

Brenda pak minutash, një rrjedhje e hidrogjenit u zbulua në afërsi të motorit në pjesën e fundit të raketës. Inxhinierët po punojnë ta ndreqin problemin me synimin që kryejnë një nisje të raketës, por nuk kanë dhënë një datë.

NASA po tenton të dërgojë një raketë pa ekuipazhit rreth Hënës, përpara se të nisë një raketë me astronautë në bord.

Nëse ky mision, që është parashikuar të zgjasë 5 javë shkon mirë, astronautët mund të fluturojnë rreth hënës në vitin 2024 dhe të zbresin në këtë planet më 2025-n, duke shënuar herët e dytë në 50 vjet që astronautët shkelin në Hënë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme