Search
Close this search box.

Shqiptaro-Amerikanët dhurojnë 10 mijë dollarë për Bibliotekën e Fëmijëve në Prishtinë!

Shpërndaje

Një donacion prej 10 mijë dollarësh nga komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA i është dhuruar sot Bibliotekës së Fëmijëve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Donacioni, i mundësuar nga organizata The Library Project Kosova, u prezantua nga filantropja dhe humanistja Emina Çunmulaj.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e cilësoi këtë një hap të madh për fëmijët e kryeqytetit:
“Falënderoj shumë Emina Çunmulajn që erdhi nga Amerika për të na sjellë këtë donacion të mrekullueshëm nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Në një kohë digjitale kur fëmijët kalojnë orë të tëra para ekraneve, një hapësirë e tillë është parajsë për kreativitet dhe shëndet.”

Nga ana e saj, Emina tha:
“The Library Project Kosova synon t’i bëjë fëmijët të dashurohen me librin dhe të krijojë një hapësirë kreative. Për këtë kemi trajnuar fëmijët dhe mësuesit me metoda atraktive që i nxisin drejt leximit.”

Ky kontribut është pjesë e fushatës “Biblioteka na bashkon – bëhu pjesë e krijimit”, që po bashkon shqiptarë nga mbarë bota për të realizuar bibliotekën e parë të fëmijëve në Kosovë.

Vetëm pak ditë më parë, shkencëtarja prishtinase në Harvard, Drenusha Krasniqi Vanmeter, mobilizoi rrjetin e bibliotekave të Bostonit për të dërguar një kontejner me libra në Prishtinë — një nismë e mbështetur fuqishëm nga Kristale Ivezaj Rama, bashkëshortja e kryetarit të Prishtinës dhe iniciatorja e projektit të Bibliotekës së Fëmijëve.

Subscribe
Notify of
guest
4 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Sanford Champlin

Hi Neat post There is a problem along with your website in internet explorer would test this IE still is the market chief and a good section of other folks will pass over your magnificent writing due to this problem

Cathrine Beahan

certainly like your website but you need to take a look at the spelling on quite a few of your posts Many of them are rife with spelling problems and I find it very troublesome to inform the reality nevertheless I will definitely come back again

Jade White

Your blog is a treasure trove of valuable insights and thought-provoking commentary. Your dedication to your craft is evident in every word you write. Keep up the fantastic work!

Jayme Schulist

you are truly a just right webmaster The site loading speed is incredible It kind of feels that youre doing any distinctive trick In addition The contents are masterwork you have done a great activity in this matter

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme