Search
Close this search box.

Shqiptari që shpëtoi kafshët nga flakët bëhet ikonë e vitit

Shpërndaje

Një fotografi e fuqishme që tregon një punëtor shqiptar duke shpëtuar një dele gjatë zjarreve shkatërruese të gushtit në Patra, Greqi, është shpallur nga BBC si një prej imazheve më të goditura të vitit 2025.

Fotoja, e realizuar nga fotografi Thanassis Stavrakis (AP), e tregon 33-vjeçarin Olsien Muçobega duke mbajtur fort në krahë një dele të tmerruar mbi motor, teksa tymi nga flakët përfshin sfondin. Ky imazh i fuqishëm është krahasuar me ikonografinë e krishterë të hershme të “Bariu i Mirë” dhe tashmë konsiderohet një nga fotografitë përcaktuese të vitit.

Olsieni, me origjinë nga Tepelena, u shpërngul në Greqi me familjen në moshën 3-vjeçare. Babai i tij punonte në ndërtim, ndërsa nëna ishte amvise. Gjatë viteve, Olsieni ka ushtruar disa profesione – nga piktor, shpërndarës, deri te punëtor në fast-food. Sot ai jeton në Greqi me bashkëshorten greke, Maria-Eleni, dhe dy fëmijët e tyre, Georgianna dhe Jasona.

Në ditën e zjarreve, Olsieni ndodhej në vendngjarje me miqtë nga shoqata AEK, duke ndihmuar zjarrfikësit. Dashuria e tij për kafshët e shtyu të ndërhynte kur pa kaosin.

“E dini sa kafshë shpëtuam? Qentë, shumë qen të lidhur. Njerëzit ikën dhe i lanë pas. Kjo nuk është pakujdesi, është krim” tha ai për mediat lokale.

Për Olsienin, ajo që bëri nuk ishte akt heroizmi, por thjesht humanizëm:

“Jam i çmendur pas kafshëve. Shpëtuam çfarë mundëm. Gjithçka ishte e një plaku që po luftonte për tokën e tij. Unë thjesht bëra atë që ishte e dukshme.”

Megjithatë, për shumë grekë, imazhi i tij u bë simbol shprese, guximi dhe dhembshurie në një nga ditët më të errëta të vitit.

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Kebap tasting tour

Kebap tasting tour Istanbul tours are the best way to explore this magical city. https://mbmleathermart.com/?p=3625

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme