Search
Close this search box.

Shqipja futet në qendrat e votimit në Nju Jork

Shpërndaje

Qyteti i Nju Jork-ut ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të aksesit gjuhësor në procesin zgjedhor, duke përfshirë për herë të parë gjuhën shqipe në Programin e Asistencës Gjuhësore për Votuesit.

Ky program, i miratuar nga NYC Civic Engagement Commission, synon të ndihmojë qytetarët me kufizime gjuhësore që të marrin pjesë më lehtë dhe më me besim në procesin e votimit në zgjedhjet lokale dhe primare të qytetit.

Sipas autoriteteve të qytetit, vendimi është pjesë e një qasjeje më të gjerë për të forcuar demokracinë përfshirëse dhe për të siguruar që komunitetet emigrante të mos mbeten prapa në pjesëmarrjen qytetare.

Shërbimet e interpretimit në gjuhën shqipe do të jenë të disponueshme në disa qendra votimi të përzgjedhura në Bronks, Bruklin dhe Staten Island gjatë votimit të hershëm dhe Ditës së Zgjedhjeve.

Votimi i hershëm në qytetin e Nju Jorkut zhvillohet nga 13 deri më 21 qershor, ndërsa Dita e Zgjedhjeve është më 23 qershor. Këto janë zgjedhje lokale dhe primare, ku qytetarët votojnë për kandidatë që garojnë për poste në nivel qyteti, shteti apo Kongresi, varësisht nga distrikti.

Autoritetet theksojnë se programi synon të rrisë barazinë në qasje ndaj procesit demokratik, sidomos për komunitetet që kanë barrierë gjuhësore, përfshirë komunitetin shqiptar që jeton në Nju Jork.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme