Shqipëria ka pësuar rënien më të madhe të popullsisë në Europë, me mbi 500,000 banorë më pak mes viteve 2011 dhe 2024, sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat. Brenda 13 viteve, popullsia është tkurrur me 18.2% – rënia më e thellë në kontinent.
Të dhënat tregojnë një krizë të theksuar edhe në vende të tjera të rajonit, por asnjë nuk ka rënë aq shumë sa Shqipëria. Bullgaria ka humbur 12.3% të popullsisë, Maqedonia e Veriut 11.4%, Bosnja e Hercegovina 11.2%, ndërsa Kroacia (-9.7%), Letonia (-9.4%), Serbia (-9%) dhe Greqia (-6.3%) ndjekin pas.
Sipas ekspertëve, kjo rënie e fortë vjen nga emigrimi masiv, shkalla e ulët e lindjeve, dhe largimi i të rinjve drejt vendeve më të zhvilluara. Shqipëria po përballet me një zbrazje që po ndodh më shpejt se në çdo vend tjetër europian.





