Kosova ka shënuar përmirësimin më të madh të cilësisë së jetës në botë gjatë dekadës së fundit, sipas Indeksit të Vlerësimit të Jetës nga Gallup.
Ky indeks mat se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre aktuale dhe sa optimistë ndihen për të ardhmen. Në vitin 2014, vetëm 11% e të anketuarve në Kosovë deklaronin se po “lulëzonin”. Dhjetë vjet më vonë, kjo shifër është rritur në 51% — një rritje prej 40 pikë përqindjeje, më e larta ndër të gjitha vendet e matura në të dy vitet.
Ky rezultat e vendos Kosovën përpara vendeve si Lituania, Serbia, Kazakistani dhe Vietnami, të cilat gjithashtu shënuan rritje të konsiderueshme. Gallup vëren se përmirësimet më të mëdha janë përqendruar në Evropën Lindore dhe Jugore.
Këto të dhëna pasqyrojnë ndryshimet e mëdha në kushtet shoqërore, ekonomike dhe politike, si dhe rritjen e optimizmit për të ardhmen tek qytetarët e Kosovës.








Topkapi Palace tour Highly recommend to friends and family. https://kulturzentrum-hermannstadt.ro/?p=6248