Search
Close this search box.

Historia e hotelit legjendar në Nju Jork

Shpërndaje

Për disa, është vend i papërshtatshëm dhe i mërzitshëm, për të tjerë parajsa e shplodhjes. Për disa dhomat e këij hoteli simbolizojnë djallin, të tjerë i kanë përdorur ato si shplodhje buzë rrugës së tyre, pas një dite të gjatë. E përsëri, ka disa të tjerë që i përdorin hotelet si qëndra banimi.
Chelsea Hotel ka pas qenë oazi i brendëshëm ku është gatuar krejt platforma nyjorkiane e Beat Generation. New York City është arena më e madhe e koncerteve, festivaleve të hapura më të mëdhaja në botë, ambjenti i rock dhe rap star-ëve që janë të njëjtët aktorë të dyluftimit për të mbizotruar qytetin, gradiaçelave dhe copave arkitektonike të shqetësuara të shoqerisë moderne që janë një model për mbar botën. Kjo është qendra e universit, prej këtu fillojnë të gjitha. Art, kulturë dhe tregëti e lirë. Origjinal rock’n roll.

Kur flasim për New York City e kemi fjalën më tepër për Manhattan, sepse lagjet e tjera si : Bronx, Brooklyn, Queens, Staten Island, janë të përmendura më tepër vetëm për hapsirën dhe popullimin. Manhattan është si askush dhe askund gjetkë. Askund tjetër vizitori nuk është i mbërthyer nga magjia e popullimit dhe arkitekturës, teknikave dhe arteve, shpejtësisë dhe ritmit. Ky qytet është fëmijëria e rock’n roll-it drejt të gjitha rrugëve në mënyrën e ecjes mbi trotuarin e egër “Walk On The Wilde Side” që Lou Reed i ka pas kënduar. Kjo është ekuivalenca e vërtetë e bursës dhe shkëmbyesve të vlerave, tregëtarëve, vizitorëve po aq sa edhe shkrimtarëve, piktorëve dhe muzikantëve. Një nga pikat kyçe është të gjesh ritmin natyral që për europianët do të thotë të kthesh mbas akrepat e sahatit, gjashtë orë më mbas ndërsa mbërijnë në Kennedy Airport i cili është i vendosur 90 minuta larg qendrës…

Ok, le t’ja fillojmë udhtimit tonë atëherë në Manhattan, që në vizionin parësor të të gjithëve tashmë ka ngelur nga skenat e mirënjohura në kujtesë, nga krijimet mjeshtërore të Woody Allen, prej të gjitha filmave të tij, përsëri e përsëri. Impresioni i dytë që të ngelet në kujtesë është madhështia, madhësia, shkëlqimi i përhershëm i njëtrajtshëm qoftë ditën apo natën, aq sa të gjithë e quajnë New York-un qyteti që asnjëherë nuk flenë. Për të gjithë ata që i marin parasysh të gjitha këto impresione, që djersiten nën ritmin e qytetit, që luajnë dhe krijojnë rock-un e tyre origjinal, kjo si të thuash, vizita e parë, asnjëherë nuk ka për të qenë më vizita e fundit, në New York.

Gjer në vitin 1884 hoteli Chelsea ishte ndërtesa më e lartë në New York. Sot është një humbtirë diku në periferi të Manhattanit. Kohët e shkuara të lavdishme janë shkatërruar nga ndërtimet e reja. Vetëm hyrja me pllakën memoriale na kujtojnë se hoteli ka pas një të shkuar legjendare. Salla e kryesore e pritjes nuk është gjë tjetër veçse një galeri e mrekullueshme muzeale me piktura, gravura, objekte origjinale, makina shkrimi, libra, dorëshkrime, partitura muzikore, që artistët e ndryshëm kanë lënë aty nga pamundësia për të paguar qiranë. Vendi i sportelit ka pamjen e një filmi bardh e zi hollivudian.

Të dy ashensorët e vetëm lëvizin ngadalë në të dhjeta katet e ndërtesës. Shpesh nga brenda hoteli përngjan me një barrakë. Por vrimat nëpër dysheme të tregojnë se ka tuba uji dhe tuba avulli të ngrohtë që e bëjnë këtë vend të quhet hotel. Indiferenca është kultivuar në këtë vend. Luksi është një kërkim absurd. Shpërdorimi dhe natyra jokonformiste dominojnë. Pompoziteti është i parë nga posht-lartë. Sot vetëm 100 dhoma janë të hapura kundrejt vizitorëve nga 400 që ka hoteli në shërbim në ditë normale. Të gjitha banesat e tjera janë të zëna nga banues të përhershëm të atyshëm. Më e bukura nga të gjitha (dhoma # 600) me dysheme mermeri dhe oxhak bronxi, një luks i vërtetë është e lëshuar me qira të përhershme tek një çift gay që shkruajnë romane dashurie nën pseudonimin Judith Gould. Po qe se do të qëndrosh e vizitosh këtë vend rezervimet bëhen veçse dy muaj më parë. Dhe dijeni pra se ju paguani (gati 140 $ në natë) për emrin e hotelit më tepër se për çmimin real të rehatshmërisë së dhomave. Secila dhomë ka historinë e vet. Në dhomën # 205 poeti uellsian Dylan Thomas që me reputacionin e vet e kishte frymzuar të riun Robert Zimmerman të ndryshonte emrin në Bob Dylan , iku në një gjum të përhershëm fatal mbasi kishte pirë 18 gota whisky njëra pas tjetrës. Dhoma # 100 ishte e zënë nga Sid Viscious , basisti i legjendarëve Sex Pistols , dhe e dashura e tij Nancy Spungeon. Në mëngjesin e 11 Tetorit 1978 Spungeon u gjend në vaskën e banjës së kësaj dhome e vdekur. Viscious arrestohet si i pandehur për vdekjen e saj dhe disa kohë më vonë vdes edhe ai vet nën overdozë heroine. Jimi Hendrix jetoi, eksperimentoi drogë dhe muzik për një kohë të gjatë së bashku me kitarën e vet besnike në hotel. Janise Joplin këtu nuk kaloi vetëm një histori dashurie me Southern Comfort por njëkohësisht një flirt dashurie romantike të shkurtër me Leonard Cohen. Kanadezi rock-poet e dashuronte hotelin aq sa thoshte:
Chelsea është njëri nga ata të pakët hotele që e dashuroj sepse ka pikërisht atë atmosferë që të gjitha hotelet e tjera duhet të kenë. I dua hotelet kur në mesnatë mund të sjellësh në qetësi ushqim, bira dhe vajza të reja në dhomën tënde dhe askush nuk do t’ja dijë dhe të të shqetësoj për këtë fakt. Kënga e tij “Chelsea Hotel” nuk është vetëm një kujtim i dashurisë së shkuar për Janise Joplin, por njëkohësisht edhe një himn dashurie për hotelin nën vargjet : I remember you well in the Chelsea Hotel / You were taking so brave and so free / Giving me head in the unmade bead / Wile the limousines wait in the street / Those were the reasons and that was New York / I was running for the money and the flesh / That was called love for the workers in song / Probably still for those of us left .
Dhe lista e shkrimtarëve, piktorëve dhe aktorëve që kanë shkruar, pikturuar, apo kanë kaluar nëpër duar skenarët e filmave apo teatrove përpara se të hidheshin në skenë, vazhdon me personalitete të tillë si Jane Fonda, Jackson Polloks, Brendan Behan, Sarah Bernardt, etj.
– Për shumë nga këta artist Chelsea ishte thjesht një qëndrim i përkohëshëm ndërsa për disa nga ata një banesë e përherëshme – kujton Stanley Bard që për 40-vjet ka drejtuar si menaxher hotelin – Disa prej tyre jetuan më tepër se një dekadë aty. Pikrisht në të njëjtin moment kur po bashkbisedonim ikona e punk-ut Patti Smith sapo doli përjashta portës kryesore. Stanley Bard mban distancën e duhur përtej autoritetit të vet i lumturuar kur herë pas here është dikush që kujtohet për hotelin legjendar. Ai na drejton drejt zyrës së tij ku gjen libra të veçantë.
– Koleksionoj çdo libër që është shkruar në hotelin tim – thotë ndërsa nxjer prej librarie novelën “You Can’y Go Home” nga Thomas Wolfe.
– Shumë gjëra kanë ndodhur në të shkuarën e këtushme – vazhdon mendueshëm – Jimi Hendrix, Jim Morrison, Janise Joplin drogoheshin këtu. Ndërsa sot në sallën kryesore të pritjes një tabelë e madhe reptësisht shënon “No Smoking” / Ndalohet Duhani.
– Për shumë vite Bob Dylan jetoi në dhomën # 2011 e më tej në # 411 që pat qënë dhoma e të ndjerës Janise Joplin. Për gati një vit Leonard Cohen ka lëvizur nga një dhomë në tjetrën. Ndërsa ende të freskët mbart në kujtes imazhin e tij. Ai djalë më pëlqente dhe ishte më i qeti nga të gjithë rëmujaxhinjtë e tjerë të atyre viteve të turbullta. Por ndoshta ishte vetëm pamja e tij e jashtëme kjo. Në më të shumtën e kohës së tij në New York në vitet ’60, Cohen ka pas jetuar në dhomën # 424. Ndërsa kohë më vonë John Bon Jovi shkroi dhe filmoi videon e këngës për “Midnight at Chelsea” në dhomën # 515. Por zoti Bard refuzon të flasë për dosien misterioze të çështjes Viscious / Spungeon me fjalët :
– Oh, kjo është tjetër histori por jam krenar për dashurinë dhe respektin e veçantë që Andy Warhol pat treguar në vitet ’60 duke filmuar së bashku me Nico në ambientet e hotelit tonë sekuenca nga filmi “Chelsea Girl”. Në një kohë shumë të trazuar.
Në finale Patti Smith është afruar duke ndjekur bisedën tonë dhe duke e mbyllur atë me fjalët :
– Nuk dua të humbas asnjë moment nga jeta e këtij hoteli, është padyshim vështirë të gjesh ndonjë artist që ka jetuar aty, të mos jetë rrëmbyer nga eleganca artistike e stilit jetësor të Chelsea Hotel.

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
бнанс бонус за рефералв

Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://www.binance.info/uk-UA/join?ref=P9L9FQKY

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme