Search
Close this search box.

Trump fton Kosovën dhe Shqipërinë në “Bordin e Paqes”

Shpërndaje

Kosova dhe Shqipëria janë ftuar zyrtarisht t’i bashkohen një nisme të re ndërkombëtare të quajtur “Bordi i Paqes,” e iniciuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump, sipas letrave zyrtare të dërguara nga Shtëpia e Bardhë.

Në një letër të datës 20 janar 2026, drejtuar Presidentes Vjosa Osmani, Trump e fton Republikën e Kosovës që të bëhet Shtet Anëtar Themelues i Bordit të Paqes, duke e cilësuar këtë nismë si një përpjekje historike globale për vendosjen e paqes së qëndrueshme, prosperitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Një letër e njëjtë i është dërguar më herët edhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, më 16 janar 2026, duke ftuar Shqipërinë që të marrë pjesë si anëtare themeluese, çka tregon përfshirjen e përbashkët të të dyja shteteve shqiptare në këtë iniciativë.

Sipas përmbajtjes së letrave, Bordi i Paqes parashihet të funksionojë si një organizatë e re ndërkombëtare, e cila do të bashkojë shtete të përzgjedhura të gatshme të udhëheqin përpjekjet globale për paqe dhe zgjidhje konfliktesh. Shtetet anëtare do të përfaqësohen në nivel të lartë dhe mund të caktojnë përfaqësues të autorizuar për pjesëmarrje.

Nisma lidhet me Planin Gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, një plan me 20 pika i shpallur nga Trump në shtator 2025, për të cilin ai thotë se ka marrë mbështetje të gjerë ndërkombëtare dhe është mirëpritur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së përmes Rezolutës 2803.

Ende nuk ka informacione zyrtare për takimin e parë, vendin apo strukturën përfundimtare të Bordit, por ftesat për Kosovën dhe Shqipërinë përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm diplomatik dhe i pozicionojnë të dyja vendet në mesin e shteteve themeluese të kësaj nisme.

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
jlcc

[7816]JLCC Casino Philippines: Secure Login, Easy Register, App Download, and Top Slot Games. Experience the best of JLCC Casino Philippines! Enjoy secure jlcc login, easy jlcc register, and fast jlcc app download. Play top jlcc slot games and win today. visit: jlcc

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme