Search
Close this search box.

Shqipëria Financon Me 10 Milionë Dollarë Startupin Rival të OpenAI nga Mira Murati

Shpërndaje

Shqipëria po hyn fuqishëm në skenën globale të teknologjisë me një investim prej 10 milionë dollarësh në startup-in e ri të Inteligjencës Artificiale, të themeluar nga ish-drejtoresha teknologjike e OpenAI, Mira Murati. Kompania e saj e re, “Thinking Machines Lab”, synon të krijojë sisteme të AI më të kuptueshme, të personalizueshme dhe më të avancuara se ato ekzistuese si ChatGPT.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi më 15 prill:
“Ka ardhur koha që shteti të hyjë në kompani dhe të përfitojë. Fola me Mira Muratin dhe e pyeta nëse mund të futemi edhe ne. Më tha: patjetër!”

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka depozituar kërkesën për fonde pranë Ministrisë së Financave, duke theksuar se ky është një investim strategjik që do të sjellë përfitime ekonomike dhe do ta ngrejë profilin e Shqipërisë në arenën teknologjike ndërkombëtare.

Rishikimi i buxhetit përfshin një shtesë prej 1 miliard lekësh si në të ardhura ashtu edhe në shpenzime, pa ndikuar në nivelin e deficitit. Por me zgjedhjet e 11 majit në prag, Ministria e Financave i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të verifikuar përputhshmërinë me Kodin Zgjedhor.

Edhe pse kompania ende nuk ka një produkt apo të ardhura, Thinking Machines Lab synon të mbledhë 2 miliardë dollarë në një nga raundet më të mëdha të financimit fillestar ndonjëherë. Sipas Business Insider, kjo do ta çonte vlerën e startup-it në të paktën 10 miliardë dollarë.

Subscribe
Notify of
guest
2 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
jala live

Great read! I really enjoyed your perspective on this topic.

manavgat eve gelen escort

manavgat eve gelen escort İdeal Manavgat Gerçek Elden Escort Türk kadını boyundayım yani. Hafif dolgun bir yapım var. Hem kalça olarak hem de göğüs olarak dolgun vücut hatlarına sahibim. https://aawsa.gov.et/

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme