Search
Close this search box.

Shqipe Vela në mesin e 10 grave më të fuqishme në energji

Shpërndaje

Shqipe Neziri Vela, eksperte e politikave të energjisë dhe lidere e qeverisjes globale nga Kosova, është përzgjedhur nga agjencia prestigjioze ndërkombëtare Reuters si një nga 10 gratë më të spikatura në botë në sektorin e energjisë për vitin 2025, një nder që thekson ndikimin e saj në qeverisjen e qëndrueshme energetike, promovimin e transparencës dhe aftësitë udhëheqëse. Kjo arritje e rendit atë ndër figurat më influencuese globalisht në hartimin e politikave dhe praktikave të energjisë që kanë rëndësi rajonale dhe ndërkombëtare.

Lista vjetore “Trailblazing Women 2025” e Reuters nderon gratë që udhëheqin ndryshime të rëndësishme përmes inovacionit, lidershipit dhe ndikimit publik në industri strategjike. Vela siguronte vendin e saj në këtë listë për bazë të arritjeve të saj profesionale, ndikimit publik, kontributit social dhe aftësive të provuara udhëheqëse në avancimin e qeverisjes së qëndrueshme të energjisë dhe praktikave të qarta në industri nxjerrëse.

Ajo shërben aktualisht si Menaxhere e Programit në Sekretariatin Ndërkombëtar të Iniciativës për Transparencë në Industritë Nxjerrëse (EITI) në Norvegji, ku udhëheq përpjekjet për forcimin e përgjegjshmërisë në qeverisjen e burimeve të naftës, gazit dhe mineraleve në dhjetëra vende me burime të mëdha natyrore. Puna e saj synon promovimin e qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe praktikave të qëndrueshme që lidhin sigurinë energjetike me konsideratat mjedisore dhe sociale.

Përveç rolit të saj në EITI, Vela është bashkë-themeluese dhe Kryesuese e “Gratë në Energji dhe Miniera”, një rrjet profesional që synon fuqizimin e grave, zgjerimin e përfaqësimit dhe mundësimin e mentorimit dhe rritjes profesionale në sektorë që tradicionalisht dominohen nga burrat. Përmes kësaj platforme ajo ka ndihmuar në promovimin e barazisë gjinore, zhvillimit profesional dhe rrjetëzimit strategjik për gratë në energji dhe industri nxjerrëse.

Karriera e Velës përfshin mbi dy dekada udhëheqjeje në anti-korrupsion, politika energjetike dhe reforma institucionale me organizata ndërkombëtare të tilla si World Bank, UNDP, UNICEF, Millennium Challenge Corporation, OSCE dhe USAID. Ajo gjithashtu ndan ekspertizën e saj në mësimdhënie si lektore në politika energjetike globale, duke formësuar liderë të rinj në këtë fushë.

Subscribe
Notify of
guest
2 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
bbccasino
jl78

Interesting article! Thinking about bankroll management & game selection… JL78’s quick registration (under 90 secs!) & PHP options are a big plus for accessibility. Check out jl78 slot for a vibrant experience – smooth transactions matter!

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme