Search
Close this search box.

SHBA-ja zgjeron qasjen në shërbimet e internetit për iranianët

Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara njoftuan më 23 shtator se do të lehtësojnë kufizimet e eksportit ndaj Iranit, me qëllim që të zgjerojnë qasjen në shërbimet e internetit.

Shërbimet e internetit në Iran janë kufizuar nga Qeveria pas protestave që po organizohen për shkak të vdekjes së një gruaje, e cila vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit.

Në deklaratën e Thesarit amerikan u tha se SHBA-ja po synon që të rrisë mbështetjen për lirinë e internetit në Iran, përmes përditësimit të licencave, për shkak se Qeveria iraniane më 21 shtator kufizoi rëndë qasjen në internet, pas trazirave që shpërthyen për shkak të vdekjes së Mahsa Amini.

Amini, 22 vjeçe, vdiq pasi ishte arrestuar nga autoritetet nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit.

Përderisa Qeveria iraniane po bllokon qytetarët e saj që të kenë qasje në internet, Shtetet e Bashkuara po ndërmerr veprim për të mbështetur qarkullimin e lirë të informacionit dhe qasjes në informacione të bazuara në fakte për popullin iranian”, u tha në deklaratë.

Nënsekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo, shtoi:

“Iranianët e guximshëm po dalin në rrugë për të protestuar për vdekjen e Mahsa Amini, SHBA-ja po dyfishon mbështetjen për qarkullimin e informacionit të lirë për popullin iranian… Me këto sfida, ne shpresojmë që të ndihmojmë popullin iranian që të jetë më i përgatitur për të sfiduar përpjekjet e Qeverisë për t’i censuruar ata”.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme