Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se në fund të muajit maj ka pranuar informacione nga institucionet e sigurisë për një përshkallëzim të mundshëm të planifikuar nga Serbia. Ajo siguroi qytetarët se nuk ka arsye për panik.
Osmani mbajti një konferencë për media në Prishtinë të enjten pasdite, ku dha detaje të reja lidhur me deklaratat që kishte bërë gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se: Presidenti amerikan Donald Trump kohët e fundit kishte parandaluar një përshkallëzim të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia.
“Në fund të majit kemi marrë informacione për veprimet e Serbisë pranë kufirit me Kosovën. Këto janë informacione të besueshme nga institucionet tona të sigurisë,” deklaroi Osmani, duke theksuar se janë marrë të gjitha masat për mobilizimin dhe mbrojtjen e vendit.
Osmani tha se deklaratat që i kishte bërë në SHBA janë bazuar vetëm në mënyrën si i kishte kuptuar fjalët e Trump dhe se ajo nuk i ka interpretuar ato. Trump ka përmendur disa herë gjatë javëve të fundit se ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Më tej, presidentja tha se deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ata nuk janë të interesuar për përshkallëzim, janë pjesë e propagandës së tyre të vazhdueshme.
“Deklaratat e Serbisë se nuk duan përshkallëzim janë pjesë e propagandës së tyre të zakonshme. Të njëjtat fjalë i kanë thënë edhe para agresionit në Banjskë në vitin 2023 dhe para sulmit në Ibër-Lepenc,” theksoi Osmani.
Presidentja siguroi qytetarët se nuk ka arsye për shqetësim apo panik.
“Institucionet tona janë në krye të detyrës dhe kanë gjithçka nën kontroll. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, por nuk do të lejojmë asnjë plan destabilizues të realizohet,” shtoi ajo.
Ajo shtoi se informacionet për tendencat destabilizuese të Serbisë janë ndarë me publikun sa herë që ka qenë e mundur, por për shkak të natyrës së klasifikuar të disa prej tyre, kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.
I dërguari amerikan Richard Grenell kishte akuzuar Osmanin për manipulim të fjalëve të Presidentit Trump rreth parandalimit të një përshkallëzimi të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nuk bëhej fjalë për zhvillime të fundit.








Best value aviator game review of 2025
1WIN — надежная площадка для игры в Лаки Джет с поддержкой 24/7.
Возьми микрокредит прямо сейчас