Search
Close this search box.

Osmani: Duhet të jemi të bashkuar në luftën kunër ekstremizmit të dhunshëm

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e përkushtuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ajo ka theksuar se bashkëpunimi mes shteteve është i domosdoshëm për mbrojtje nga grupet e dhunshme ekstremiste dhe organizatat terroriste që përbëjnë rrezik për botën demokratike.

“Në përballimin dhe luftimin e sfidave të përbashkëta duhet të qëndrojmë bashkë. Bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi qëndron në thelbin e zgjidhjeve të qëndrueshme afatgjata ndaj kërcënimeve sistematike, të cilat e minojnë prosperitetin e shoqërive tona”, ka theksuar Presidentja Osmani.

“Vendosmëria dhe këmbëngulja janë rruga jonë përpara”, ka theksuar ajo.

Presidentja Osmani i ka bërë këto komente në një konferencë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit që u mbajt në Nju Jork. Ajo ka marrë pjesë në këtë konferencë me ftesë të Presidentit të Nigerit, Mohamed Bazoum, dhe Presidentit të Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme