Search
Close this search box.

Oficer shqiptar i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar ishte emigrant i paligjshëm

Shpërndaje

Një rast tronditës ka dalë në dritë në Mbretërinë e Bashkuar, ku një oficer emigracioni rezulton se ka qenë vetë emigrant i paligjshëm, ndërsa tani përballet me akuza serioze penale për vjedhje ndaj emigrantëve që mbërrinin në Britani përmes Kanalit të La Manshit.

Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për 36-vjeçarin Besmir Matera, i cili akuzohet së bashku me katër oficerë të tjerë për komplot për vjedhje gjatë viteve 2021–2022. Prokuroria thotë se ata dyshohet se merrnin para nga sendet personale të emigrantëve që shpëtoheshin nga gomonet dhe silleshin në Dover, përpara se të regjistroheshin nga autoritetet.

Matera përballet gjithashtu me akuza të rënda për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 2003–2004, përdorim të identitetit të rremë në një aplikim për azil, si dhe posedim dokumentesh të falsifikuara, përfshirë pasaporta dhe patentë drejtimi, gjatë periudhave 2011–2022.

Sipas dosjes së akuzës, ai kishte hyrë në Britani në moshën 14-vjeçare përmes një udhëtimi shkollor, por ishte raportuar i zhdukur në Brighton pasi grupi i nxënësve nga Shqipëria ishte kthyer në atdhe. Autoriteteve britanike ai u kishte deklaruar se ishte nga Kosova.

Prokurorja Rosalind Earis tha në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster se të pandehurit punonin në një njësi të posaçme të emigracionit që merrej me emigrantët e mbërritur me anije të vogla dhe se dyshohet se bashkëpunonin për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash, të cilat më pas i ndanin mes tyre.

Në total, gjashtë oficerë emigracioni janë akuzuar në këtë çështje. Të gjithë janë pezulluar nga detyra, janë liruar me kusht dhe pritet të paraqiten më 26 shkurt në Gjykatën e Kurorës në Southwark për seancën përgatitore të gjykimit.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme