Search
Close this search box.

Nxënësit në Nju Jork mund të marrin 12 kredite kolegji vetëm për Gjuhën Shqipe!

Shpërndaje

Një mundësi e rrallë dhe shumë e vlefshme po u ofrohet nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme në Nju Jork: ata që flasin mirë shqip, mund të fitojnë 12 kredite të vlefshme për kolegj, falë një programi zyrtar të shtetit të Nju Jork-ut.

Ky program quhet New York State Seal of Biliteracy (NYSSB) dhe synon të nderojë nxënësit që zotërojnë mirë gjuhën angleze dhe një gjuhë tjetër – në këtë rast, gjuhën shqipe.

Përmes këtij programi, nxënësit që flasin shqip mund të paraqiten në departamentin e gjuhëve të huaja të shkollës së tyre të mesme dhe të kërkojnë të marrin pjesë në testim. Ata përgatisin një ese në gjuhën shqipe, e ruajnë në një USB, dhe e prezantojnë me PowerPoint para një paneli në shkollë. Në fund, u bëhen disa pyetje në anglisht, ndërsa një përkthyes lexon përgjigjet e tyre në shqip.

Nëse e kalojnë me sukses këtë proces, fitojnë deri në 12 kredite kolegji, duke kursyer kohë dhe para për studimet e mëtejshme. Kjo është një mundësi e madhe për të gjithë ata që ruajnë gjuhën amtare dhe e përdorin atë për të përparuar në sistemin arsimor amerikan.

📍 Kujdes:
Ky program është i vlefshëm vetëm në shtetin e Nju Jork-ut, dhe zbatohet vetëm në shkollat që janë të çertifikuara për NYSSB.

Për të arritur këtë nivel të njohjes në shqip, është thelbësore që nxënësit të kenë ndjekur mësimet në ndonjërën nga shkollat shqipe që veprojnë në Nju Jork. Sipas të dhënave, disa prej tyre janë:

  • Alba Life në Bronks, Brooklyn, Staten Island dhe Albany

  • Shkolla Shqipe “Children of the Eagle”

  • Shkolla “Naim Frashëri” në Staten Island

  • Shkolla Shqipe në Queens

📣 Ftohen të gjithë prindërit shqiptarë që jetojnë në New York të regjistrojnë fëmijët e tyre në këto shkolla shqipe. Mësimi i shqipes nuk është vetëm çështje identiteti – por edhe një mundësi konkrete për përfitime akademike!

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme