Search
Close this search box.

Nesër votohet qeveria e Abazoviqit, do t’i ketë edhe dy ministra shqiptar

Shpërndaje

Dritan Abazoviq edhe zyrtarisht është mandatuar për kryeministër të Malit të Zi, dhe nesër kabineti i tij, do të votohet në parlamentin malazez. Përveç tij, në qeverinë e re malazeze do të jenë edhe dy shqiptar të tjerë, për të drejtuar resorë ministrorë.

Qeveria e Abazoviqit do të ketë gjithsej 18 ministri, ku dy prej tyre do të drejtohen nga ministra shqiptar.

Marash Dukaj do të drejtojë ministrinë e Administratës Publike. Ai është i lindur në vitin 1985 në Tuz.

Ndërsa ministria tjetër që do të drejtohet nga një shqiptar, është ajo e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, ku ministër është caktuar Fatmir Xheka. Ai ka lindur në Tivar më vitin 1975. Xheka ka qenë ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, e edhe deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme