Search
Close this search box.

Nëna shqiptare arrestohet në Florida për fshehjen e djalit të kërkuar pas aksidentit fatal në Nju Xhersi

Shpërndaje

“Familja mbi gjithçka” kishte shkruar 42-vjeçarja Vilma Vneshta në Facebook me një foto të djalit të saj të vetëm. Prokurorët thonë se pikërisht kjo lidhje e fortë e shtyu atë drejt arrestimit në Florida, pasi akuzohet se e ndihmoi djalin e saj, 20-vjeçarin Alvi Limani, të fshihej nga autoritetet pas një aksidenti fatal gjatë garave ilegale në Nju Xhersi.

Vneshta, shqiptaro-amerikane nga Sunny Isles Beach, u arrestua më 17 korrik nga policia e North Miami, së bashku me Liminin, i cili ishte në kërkim nga Policia e Shtetit të Nju Xhersit. Dokumentet gjyqësore tregojnë se Limani ishte me jakë mjekësore kur u dërgua në paraburgim dhe të dy u vendosën në qendrën e paraburgimit Turner Guilford Knight. Një ditë më pas, një gjyqtare në Miami-Dade gjeti arsye të mjaftueshme për t’i mbajtur nën arrest, pasi autoritetet konfirmuan se edhe Vneshta kërkohej për një vepër penale në Holmdel, Nju Xhersi. Hetuesit deklaruan më vonë se Limani kishte ikur në Miami me qëllim që të largohej nga vendi me nënën e tij.

Një video e publikuar në TikTok i tregonte të dy me zinxhirë në këmbë gjatë transportit. Ata u ekstraduan më pas në Nju Xhersi dhe më 6 gusht u vendosën në qendrën e paraburgimit të Middlesex County.

Sipas autoriteteve, më 29 qershor Limani ishte duke drejtuar një BMW X3 në Woodbridge Township, NJ, duke garuar me 23-vjeçarin Jeter Ogando në një BMW M5. Rreth orës 19:00, SUV-ja e Liminin u përplas me një makinë tjetër dhe më pas me BMW-në e Ogandos, duke dalë nga rruga, goditur disa drunj dhe përfunduar e përmbysur. Në makinë ishin tre pasagjerë: Albion Hysenaj, 20 vjeç, Emily Harrington, 19 vjeç, dhe një 21-vjeçar tjetër. Hysenaj dhe 21-vjeçari u hodhën jashtë automjetit. Hysenaj ndërroi jetë më pas në spitalin Robert Wood Johnson, ndërsa pasagjeri tjetër u trajtua për lëndime të rënda.

Policia thotë se Limani, i cili drejtonte me patentë të pezulluar, u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me Harrington, duke i lënë viktimat pas. Ai tani përballet me një listë të gjatë akuzash, përfshirë vrasje nga pakujdesia, vrasje në trafik, manipulim provash, largim nga vendi i aksidentit me pasojë vdekjen, dhe disa akuza të tjera që lidhen me drejtimin me patentë të pezulluar. Vneshta akuzohet për pengim të drejtësisë dhe përbuzje të gjykatës dhe vazhdon të mbahet në burg pa të drejtë lirimi me kusht. Ogando, shoferi tjetër, akuzohet për vrasje në trafik dhe vënien në rrezik të të tjerëve, ndërsa Harrington gjithashtu përballet me akuza për pengim dhe konspiracion.

Autoritetet në Nju Xhersi vazhdojnë hetimet dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacione të kontaktojnë Zyrën e Hetimeve në Holmdel.

Subscribe
Notify of
guest
5 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Kadıköy food tour

Kadıköy food tour Topkapi Palace tour exceeded my expectations. https://gyldigitalsolution.com/?p=14680

Alexandria Hintz

Hello i think that i saw you visited my weblog so i came to Return the favore Im trying to find things to improve my web siteI suppose its ok to use some of your ideas

Istanbul food tour

Istanbul food tour Would definitely book again next time. https://bannockburnadvisory.com/?p=4577

Lonzo Leuschke

Simply desire to say your article is as surprising The clearness in your post is simply excellent and i could assume you are an expert on this subject Fine with your permission let me to grab your feed to keep up to date with forthcoming post Thanks a million and please carry on the gratifying work

Brooklyn Mills

Your writing is like a breath of fresh air in the often stale world of online content. Your unique perspective and engaging style set you apart from the crowd. Thank you for sharing your talents with us.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme