Search
Close this search box.

Michel: Kosova të fokusohet te dialogu, për liberalizim vendosin vetë shtetet e BE-së

Shpërndaje

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për media pas takimit që kishte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se fokusi i Kosovës duhet të jetë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

Michel theksoi, nevojën për implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Është një moment urgjence për Evropën. Derisa po flasim, Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën. Dua t’iu falënderoj për pozitën e qartë për luftën në Ukrainë dhe për implementimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Lufta ka impakt në rajon, përfshirë Kosovën, në çmime të ushqimeve dhe energjisë. Ne patëm mundësinë të diskutojmë për marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe themi se Ballkani Perëndimor është një partner strategjik. Mirëpresim fokusin për implementimin e reformave dhe ato në çështjet kyçet, siç është sundimi i ligjit” ka thënë Michel.

Presidenti i Këshillit Evropian foli edhe për liberalizimin e vizave teksa tha se shtetet e BE-së vendosin një nga një.

“Kemi diskutuar edhe për liberalizimin e vizave. Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin në këtë çështje. Fokusimi i Kosovës duhet të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet”.

Ndërkaq, presidentja Osmani ka përsëritur se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, derisa ka bërë të ditur se ka akoma disa shtete nga të cilat po presin përgjigje përfundimtare për këtë proces.

Osmani ka thënë se duhet të pritet deri në takimin e Brukselit që do të mbahet më 23 qershor.

“Ne jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare. Dua ta rikonfirmoj se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Këtë e ka konfirmuar disa herë Komisioni dhe Parlamenti Evropian. Asnjë arsye që ky proces të bllokohet nuk ka. Ka akoma disa shtete nga të cilat po presim përgjigje përfundimtare, e që do të presim në javët në vijim, sidomos në Samitin që do të mbahet më datën 23 qershor”, u shpreh Osmani.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme