Search
Close this search box.

Lotaria Amerikane bëhet me pagesë nga prilli 2026

Shpërndaje

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka publikuar një rregullore të re për Programin e Vizave të Diversitetit, i njohur si Lotaria Amerikane, duke sjellë disa ndryshime që do të hyjnë në fuqi më 10 prill 2026 dhe do të zbatohen nga cikli DV-2027.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me kërkesën për pasaportë. Sipas rregullit të ri, të gjithë aplikantët duhet të përfshijnë të dhënat e një pasaporte të vlefshme në formularin elektronik të aplikimit. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që mund të dëshmojnë se janë të përjashtuar nga kjo kërkesë.

Përveç plotësimit të të dhënave të pasaportës, aplikantët do të duhet gjithashtu të ngarkojnë një skanim të faqes biometrike dhe faqes së nënshkrimit të pasaportës gjatë procesit të regjistrimit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është vendosja e një tarife simbolike prej 1 dollar për regjistrimin në Lotarinë e Vizave të Diversitetit, duke filluar nga cikli DV-2027.

Rregullorja e re përfshin edhe disa ndryshime në terminologji. Konkretisht, termi “gjini” do të zëvendësohet me “seks”, ndërsa “moshë” do të zëvendësohet me “datëlindje”, për të pasqyruar më saktë informacionin që mblidhet nga aplikantët.

Sipas njoftimit zyrtar të Departamenti i Shtetit i SHBA-së, këto ndryshime do të zbatohen për programin DV-2027.

Ndërkohë, është bërë e ditur se fillimi i këtij programi është shtyrë, ndërsa data e saktë e hapjes së regjistrimit për aplikantët nuk është konfirmuar ende.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme