Search
Close this search box.

Kthehen nga Kosova ushtarët amerikanë që përballuan një nga sulmet më të mëdha terroriste në vend

Shpërndaje

Ushtarët nga Garda Kombëtare e Oregonit janë kthyer në SHBA pas një viti shërbimi në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it, ku përballuan një nga sulmet më të mëdha terroriste në vend.

Në një ceremoni mirëseardhjeje në Kampin Withycombe, komandantët vlerësuan kontributin e tyre për sigurinë, stabilitetin dhe ndërtimin e partneriteteve në Kosovë.

Kolonel Peter Helzer deklaroi se ushtarët amerikanë kontribuan me mbi 4,000 patrulla sigurie, 13,000 angazhime publike dhe 5,000 orë vullnetare. Gjatë misionit, ata iu përgjigjën me sukses sulmit të rëndë në kanalin e Ibër Lepencit, duke ofruar siguri për infrastrukturën kritike dhe duke punuar me partnerët lokalë e ndërkombëtarë për të ruajtur paqen.

“Ky përvojë nuk na bëri vetëm më të fortë si ekip, por edhe më të përgatitur për t’u përballur me emergjenca brenda SHBA-së” tha Helzer.

Rreth 300 ushtarë u kthyen nga misioni në dy grupe, shumica prej tyre nga Batalioni i 2-të, Regjimenti i 162-të i Këmbësorisë me bazë në Springfield.

Në fjalimet e tyre, komandantët falënderuan edhe familjet e ushtarëve për mbështetjen dhe sakrificën e tyre gjatë këtij viti.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme