Kosova ka pranuar dronët pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci.
Sipas tij, këto sisteme janë siguruar përmes programit shtet me shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS), ndërsa pagesa është realizuar që në vitin 2021.
“Fluturaket Puma, krahas fluturakeve tjera, janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e sistemeve ajrore pa pilot” tha Maqedonci.
Ai shtoi se bashkëpunimi me SHBA-në në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe po zgjerohet vazhdimisht, duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë së Kosovës si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të të dy vendeve.







