Search
Close this search box.

Escobar e Lajçak: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në BE

Shpërndaje

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, kanë thënë se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në BE, por vetëm pas normalizimit të marrëdhënieve.

Escobar ka theksuar se duhet të largohet narrativa se Kosova është Serbi, pasi sipas tij, dy shtetet janë në Evropë.

“Mendoj se duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi dhe të shkojmë drejt narrativës se Kosova dhe Serbia janë Evropë. Dhe kështu, ju keni një të ardhme të përbashkët, dhe ajo e ardhme po largohet me shpejtësi nga problemet e viteve nëntëdhjetë dhe po shkon shpejt drejt mundësive të shekullit të 21-të. Për këtë rajon, shekulli i 21-të do të jetë shekulli i mundësive ekonomike, do të jetë ai në të cilin Ballkani Perëndimor do të bëhet shtytës i rritjes për Evropën, për të gjithë kontinentin, ku do të jeni qendra e prodhimit të energjisë, IT, transporti, dhe një sërë sektorësh të tjerë ekonomikë që vetëm ky rajon mund t’i sigurojë. Pra, realiteti është se në fund të gjithë do të jeni të lidhur gjithsesi, qoftë përmes disa nismave ekonomike rajonale, qoftë CEFTA, qoftë tregu i përbashkët rajonal, apo Ballkani i Hapur dhe së fundi në Bashkimin Europian”, ka thënë Escobar për Kurir.

Lajçak ka potencuar se “rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët është përmes dialogut nën kujdesin e BE” dhe se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin është urgjente, sepse status quo-ja nuk është e qëndrueshme”.

“Palët kanë pikëpamje shumë të ndryshme për një sërë çështjesh në tryezë, veçanërisht për atë se çfarë do të thotë një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirës. Megjithatë, ne duhet të ruajmë optimizmin dhe të sjellim vrull pozitiv në atë që bëjmë. Është e rëndësishme të punohet për çështje që janë me interes të përbashkët dhe ku përparimi është i mundur – dhe ka shumë, duke përfshirë një dimension më të gjerë strategjik. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të kapërcejmë fazën tonë të tanishme, në të cilën flasim pothuajse çdo ditë me dy liderët vetëm për të shmangur tensionet më të mëdha dhe për të filluar të flasim më shumë për tablonë më të gjerë”, potencoi Lajçak.

Lajçak shtoi se nuk do të ketë anëtarësim në BE, për asnjërën palë, pa normalizimin e marrëdhënieve.

“Të mos harrojmë se procesi i normalizimit është i lidhur me rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë – nuk do të ketë anëtarësim në BE për asnjë palë pa normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe palët e dinë këtë. Anëtarësimi në Union është një synim strategjik i Kosovës dhe i Serbisë dhe jam i bindur se progresi në dialog do të jetë përfundimisht i pashmangshëm dhe fakti që të dy liderët tani janë gati të takohen rregullisht në Bruksel është një shenjë e përkushtimit të tyre për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve”.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme